Ditën e sotme u prezantua “Strategjia Kombëtare e Shqipërisë për reduktimin e rasteve të kthimit në gjykata” ku morën pjesë drejtuesit më të lartë të institucioneve të drejtësisë, Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja, Kryetarja e Lartë Gjyqësore Naureda Llagami si dhe Komisioneri në detyrë David Wisner.
Ambasada amerikane në Tiranë ka përgëzuar Këshillin e Lartë Gjyqësor për përkushtimin e tij në dhënien e drejtësisë, ndërsa u kërkoi të gjithë anëtarëve të qeverisë shqiptare dhe institucioneve të drejtësisë të ndërmarrin veprime për të adresuar sfidat e vështira.
Gjithashtu vlerësoi ambicien e KLGJ-së për të ofruar procese ligjore për qytetarët e thjeshtë.
“Komisioneri në detyrë David Wisner iu bashkua Kryetares së Këshillit të Lartë Gjyqësor Naureda Llagami, Ministrit të Drejtësisë Ulsi Manja, ekspertëve të Ambasadës së SHBA dhe Këshillit të Evropës, si dhe përfaqësuesve të sistemit të drejtësisë dhe institucioneve qeveritare sot në prezantimin e Strategjisë Kombëtare të Shqipërisë për reduktimin e rasteve të kthimit në gjykata.
Wisner përgëzoi Këshillin e Lartë Gjyqësor për përkushtimin e tij në dhënien e drejtësisë, ndërsa u kërkoi të gjithë anëtarëve të qeverisë shqiptare dhe institucioneve të drejtësisë të ndërmarrin veprime për të adresuar sfidat e vështira. Ai vlerësoi ambicien e KLGJ-së për të ofruar procese ligjore për qytetarët e thjeshtë.” - shkruan ambasada amerikane në Tiranë.