Stadiumi “Selman Stërmasi” do të ndërtohet nga e para përmes një gare të hapur. Ky është lajmi që vjen ditën e sotme për një nga impiantet që në muajt e fundit nuk ka pritur asnjë ndeshje futbollistike.
Lajmi është bërë i ditur nga sipërmarrësit privatë përmes Koorporatës Shqiptare të Investimeve. Gjithashtu ka qenë drejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Planifikimit të Territorit, Adelina Greca e cila ka njoftuar shpalljen e garës për të marrë pjesë. Gjithçka do të jetë e hapur deri më 24 janar.
“Programi që ne synojmë të vendosim nëpërmjet ideve që do vijnë në konkurrim është në masën 120 mijë metra katrorë. Thirrja për fazën e parë përfundon më 24 Janar. Do të ketë 5 skuadra të përzgjedhura që do marrin edhe çmime, 3 prej tyre do kenë mundësinë të konkurrojnë për të qenë fitues, 3 skuadrat me projektet më të mira dhe në fund do kemi 1 fitues, ai që do të ketë ofertën më të përshtatshme ekonomike”, ka theksuar Gresa.
Stadiumi pritet të jetë rreth 50 mijë metra katrorë, teksa kapaciteti pritet të jetë 14.000-16.000 vende. Padiksutim që ky ëhstë një lajm i mirë edhe për Tiranën, me bardheblutë që prej mbylljes së “Selman Stërmasit” janë detyruar të “shtegtojnë” në disa qytete të Shqipërisë për të zhvilluar ndeshjet si pritëse.
Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja u shpreh se ndërtimi nga e para i stadiumit të jetë edhe një pol i jashtëzakonshëm zhvillimi në zemër të Tiranës.
“Ka kaluar shumë kohë nga koha kur të burgosurit politik 70 vite më parë punuan si skllevër për të ngritur një stadium me standarde sovjetike, ish-Dinamo, sot Selman Stërmasi. Ai projekt nuk ka pasur limit. Kompleksi u ngrit në përputhje me standardet e qendrës stërvitore të PSG. Nga viti 2000 e deri më sot ka pasur shumë ide për rinovimin e tij. Më vjen mirë që jemi këtu për t’i dhënë një drejtim të ardhmes së Selmanit. Kalojmë kështu në një projekt të stadiumit të ri, modern.
Nuk do të jetë Ëembley, as San Siro për shkak të hapësirës, por do të jetë edhe një pol i jashtëzakonshëm zhvillimi në zemër të Tiranës. Përsëritja e histrorisë së suksesit të Air Albanias apo Qemal Stafës do të sjell një zhvillim të jashtëzakonshëm për të gjithë zonën edhe gjenerimin ekonomik si dhe punësimin.” – u shpreh Gonxhja.