Hapësire reklamuese

Aktualitet

Spanja e kërkonte për trafikim droge, arrestohet në Durrës italiani (EMRI)

Shkruar nga Newsbomb
Spanja e kërkonte për trafikim droge, arrestohet në Durrës
foto ilustruese

Shtetasi italian, Roberto Basco, ka rënë në prangat e Policisë kufitare të Durrësit, me qëllim esktradimin e tij drejt Spanjës.

59-vjeçari ishte shpallur në kërkim nga autoritetet spanjolle pasi më 19 shtator 2019 Gjykata Provinciale e Madridit e ka dënuar me 6 vite burg, për veprën penale “Trafikim i lëndëve narkotik”.

Më datë 26.02.2019, në aeroportin e Madridit, në valixhet e këtij shtetasi u gjetën 7 pako me lëndë narkotike kokainë, me peshë totale rreth 5.6 kg, që i kishte sjellë nga Kolumbia, me qëllim shitjen.  

Vijojnë procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi, në Spanjë.

Njoftimi i plotë i Policisë:

Durrës

Policia Kufitare Durrës, si rezultat i shkëmbimit të informacionit mes Interpol Tiranës dhe Interpol Madridit, finalizoi operacionin e koduar “Porta”.   

Gjatë operacionit është arrestuar, me qëllim ekstradimin në Spanjë, shtetasi italian Roberto Basco, 59 vjeç.   

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata Provinciale e Madridit, Spanjë, me vendimin e datës 19.09.2019, e ka dënuar me 6 vjet burgim, për veprën penale “Trafikimi  i lëndëve narkotike", parashikuar nga Kodi Penal i Spanjës. Nga dënimi i kanë mbetur për të kryer 1 vit e 5 muaj burgim. 

Më datë 26.02.2019, në aeroportin e Madridit, në valixhet e shtetasit Roberto Basco, janë gjetur 7 pako me lëndë narkotike kokainë (me peshë totale rreth 5.6 kg), që i kishte sjellë nga Kolumbia, me qëllim shitjen.  

Vijojnë procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi, në Spanjë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese