
Prokuroria e Posaçme ka urdhëruar një tjetër aksion për kontrolle në Shkodër, në lidhje me hetimet për krime zgjedhore, ku ka pasur denoncime të shumta në lidhje me shit-blerjen e votave dhe jo vetëm.
Policia e Shteti dhe Byroja Kombëtare e Hetimit po zbatojnë vendimet e SPAK.
Shkodra mbetet një nga qarqet më të ndezura sa i përket procesit elektoral dhe që në prag të votimit, SPAK ushtroi aksion kontrollesh në disa banesa, zyra e automjete. Madje, në Shkodër zbarkoi edhe vetë kreu i SPAK, Altin Dumani.
Kujtojmë se procesi i numërimit të votave në Qarkun e Shkodrës është është mbyllur që prej orëve të para të mëngjesit të sotë, ku PD ka kryesuar me 36904 vota (6 mandate), PS 34721 dhe PSD 15784.