Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore


Aktualitet

SPAK sekuestron kamerat e Bllokut të Sigurisë: Zyrtarë të lartë të Policisë takuan ish-shefin e arrestuar të Rrugores së Tiranës

Shkruar nga Newsbomb
SPAK sekuestron kamerat e Bllokut të Sigurisë: Zyrtarë të
Ish-shefi i Rrugores, Roven Zeka

Agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit, me urdhër të Prokurorisë së Posaçme kanë zbarkuar në ambientet e Bllokut të Sigurisë në Tiranë, ku kanë sekuestruar pamjet e kamerave të sigurisë së qelive të paraburgimit. Aty mbahen personat e arrestuar me urdhër të SPAK dhe të tjerë.

Në këto ambiente ndodhet dhe Roven Zeka, ish-shefi i arrestuar i Policisë Rrugore të Tiranës, si dhe shefi i hetimit të aksidenteve automobilistike Sokol Novaku e oficeri Edison Tabaku. Të tre këta shtetas janë të dyshuar për korrupsion.

Gazetarja Klodiana Lala raporton se SPAK do të analizojë pamjet e kamerave të sigurisë në Bllokun e Sigurisë në Tiranë, për të parë se cilët kanë qenë zyrtarët e lartë të Policisë së Shtetit që janë takuar me Roven Zekën.

Organi i akuzës dyshon se është një drejtor i lartë dhe tre shefa komisariatesh që janë takuar në qelitë e paraburgimit me ish-shefin e Rrugores, në shkelje të ligjit sepse ai është arrestuar për korrupsion.

Në lidhje me këto hetime, mësohet se është sekuestruar dhe aparati celular i një biznesmeni të njohur.

Tre zyrtarët e arrestuar të Policisë Rrugore në Tiranë, akuzohen se kanë kërkuar dhe marrë 2.000 euro nga biznesmeni Erges Vrioni, për të mos i arrestuar bashkëshorten që kishte shkaktuar një aksident më 16 prill. Arrestimet u bënë më 19 prill, menjëherë pas zbulimit të rastit, teksa SPAK ka zbardhur nëpërmjet përgjimeve aferën korruptive.

Oficeri Edison Tabaku njihte Erges Vrionin, bashkëshortin e gruas që shkaktoi aksident dhe i ka kërkuar shuma monetare për të mos e arrestuar Anisa Vrionin. Një mijë euro i janë dhënë punonjësit të Policise Edison Tabaku, pranë shtëpisë së tij. Më vonë, ai është takuar sërish Erges Vrionin në një lokal pranë komisariatit të Policisë Rrugore dhe i ka kërkuar edhe një mijë euro të tjera, pasi kishte “persona të tjerë mbi kokë”.

Nga verifikimi që i është bërë telefonit të Edison Tabakut, rezulton se ai ka komunikime me shefat e tij, Roven Zeka dhe Sokol Novaku, duke u thënë se 1000 eurot e tjera do t’i siguronte më vonë nga Vrioni, të cilin e kishte shok, duke i lënë afat deri të nesërmen. SPAK thotë se ata i morën 2 mije euro nga bashkëshorti biznesmen i shoferes që kishte shkaktuar aksident me 5 të plagosur.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese