Hapësire reklamuese

Aktualitet

SPAK merr nesër në pyetje Ilir Metën! Kreu i PL në paraburgim prej gati 3 muajsh

Shkruar nga Newsbomb
SPAK merr nesër në pyetje Ilir Metën! Kreu i PL në
Fotomontazh, Ilir Meta, forca policie perpara SPAK

Prokuroria e Posaçme do të marrë nesër në pyetje presidentin e Partisë së Lirisë si person nën hetim. SPAK do të pyes nesër në orën 10:00 nën cilësinë e personit në hetim.

Meta ndodhet në paraburgim prej datës 21 tetor 2024, gati 3 muaj.

Ilir Meta akuzohet nga SPAK për tre vepra penale si korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie.

Më konkretisht, në ngarkim të Metës është dosja e njohur si CEZ-DIA, për përfitimin e vlerave monetare në këmbim të influencës së ushtruar në favor të një kompanie telekomunikacioni, për kontratat e konsulencës dhe lobimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pastrimin e produkteve në blerjen e një shtëpie në Tiranë si dhe mosdeklarimin e shpenzimeve mjekësore për periudhën 2013-2019.

Akuza të ngjashme ka edhe deputetja Monika Kryemadhi, njëherazi ish-bashkëshorte e Ilir Metës. Ndaj Kryemadhit, GJKKO ka vendosur masën e sigurisë detyrim paraqitje.

Tedi Blushi ka njoftuar se më 7 dhjetor mbështetësit e Ilir Metës do të mblidhen para ambienteve të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese