Hapësire reklamuese


Aktualitet

SPAK lëshon urdhër arrest për shefin e qarkullimit rrugor Tiranë dhe 2 zyrtarë të tjerë të Policisë së Shtetit (EMRAT)

Shkruar nga Newsbomb
SPAK lëshon urdhër arrest për shefin e qarkullimit rrugor
Roven Zeka, Sokol Novaku

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka lëshuar ditën e sotme "urdhër arresti" për shefin e Qarkullimit Rrugor në Tiranë, Roven Zeka i akuzuar për veprën penale “shpërdorim detyre”.

Gjithashtu urdhër arresti është lëshuar dhe për Shefin e Sektorit të Aksidenteve, Sokol Novakun dhe oficerin e Policisë gjyqësore pranë Policisë së Shtetit, Edison Tabakun.

Sipas informacioneve paraprake, Roven Zeka, Sokol Novaku dhe Edison Tabaku akuzohen për veprat penale korrupsion e shpërdorim detyre pasi dyshohet se i kanë marrë para një gruaje për një aksident.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese