
Gazetari Artan Hoxha ka folur së fundmi në Euronews lidhur me ngjarjet e fundit të ndodhura në vendin tonë si dhe për statistikat e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar lidhur me masat e sigurisë “arrest me burg”.
Duke theksuar se SPAK kujdeset për imazhin, Hoxha vijoi t’i qëndronte të njëjtit mendim për përdorimin e kësaj mase pa kriter nga organi i akuzës.
“Ke 6 mijë të burgosur dhe 3700, merr spaçatorë dhe mbushi burgjet plot. Nuk luftohet në këtë formë krimi. Kur e thoshim ne SPAK nuk reagonte, kur foli Edi Rama pasi u arrestua Veliaj dhe tha ç’është kjo që arrestohen njerëzit kur mund të mbahen detyrim paraqite, ka dhjetëra masa të tjera shtrënguese pa shkuar te arresti”, tha Hoxha, duke u ndalur në vijim dhe te kostot që sjell një arrestim për qytetarët.
"Për sa kohë do kesh prokurori do ketë dhe arrestime. E vetmja gjë që kam unë tani është që prokurori i përgjithshëm është tërhequr. Ky vend ka 40% më pak prokurorë nga sa duhet të ketë. Prokurorive të tjera u mungojnë 40% e stafit. SPAK kujdeset shumë për imazhin, leje ça thonë jemi të pandjeshëm. Janë shumë të ndjeshëm dhe kujdesen në mënyrë perfekte.
Sepse shoh reagimet e tyre, ata reaguan edhe për USAID, ç’punë kishte SPAK se Trump pezulloi USAID. Vetëm SPAK doli e foli. Ti pse e bën këtë gjë? Sepse ti e ke shumë të rëndësishëm perceptimin publik. Ke 6 mije të burgosur dhe 3700, merr spaçatorë dhe mbushi burgjet plot. Nuk luftohet në këtë formë krimi. Kur e thoshim ne SPAK nuk reagonte, kur foli Edi Rama pasi u arrestua Veliaj dhe tha ç’është kjo që arrestohen njerëzit kur mund të mbahen detyrim paraqite, ka dhjetëra masa të tjera shtrënguese pa shkuar te arresti.
Arresti ka një kosto për qytetarët. Ti po arreston politikanët se kanë vjedhur qytetarët, ndërkohë ti i fut në burg dhe qytetarët paguajnë dhe koston e tyre në burgje. Në momentin që Rama e kapi këtë moment, atëhere menjëherë SPAK reagoi dhe bëri dhe grafik.
Mirëpo prapë kishte hile se thoshte grafiku ishte i 2024, ndërkohë ne po flasim nga 2020 dhe këtej. Jo, po ti shohësh vitet e tera ti shkon te përmasa e vërtetë. Edi Rama ka të drejtë, por u kujtua vonë, u kujtua për Erion Veliajn, Burgjet i kanë mbushur këta të tjerët. Ne nuk lamë bashki të vogël pa çuar në burg.
A e di sa ka qenë kosto e paraburgosurve vitin e kaluar? 80 milionë euro viti 2024 kostoja e mbajtjes në paraburgim. Në të gjitha statistikat të konfiskimeve deri më tani shifra është 40 milionë euro ne kemi harxhuar më shumë për ti mbajtur në burg se sa për pasuritë e sekuestruara", ths Hoxha.
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar publikoi ditë më parë një raport lidhur me hetimet e zhvilluara përgjatë vitit që lamë pas. SPAK vendosi të flasë me shifra, pas kritikave të bëra përgjatë ditëve të fundit për përdorimin pa kriter të masës së sigurisë “arrest me burg”.
Në bilancin e publikuar nga ky institucion rezulton se për vitin 2024 janë proceduar 629 persona për çështjet e lidhura me korrupsionin dhe krimin e organizuar.
Nga këto 236 persona (37.5%) janë hetuar me masën e sigurimit “arrest në burg”; 246 persona (39.1%) janë hetuar në gjendje të lirë, ndërsa 147 persona (23.4%) janë hetuar me masa të tjera sigurimi.
Ndërkohë, sipas raportit të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, në vitin 2024 numri total i personave në paraburgim është 2791, nga të cilët vetëm 270 persona ose 9.7% janë nën hetimin e SPAK.
Këto statistika nga SPAK erdhën pas akuzave të kryeministrit Edi Rama i cili tha se paraburgimi është kthyer në normë dhe nuk do të lejojnë që të “kyçet brenda pa gjysh kushdo qoftë”.
"Ne nuk mund të pranojmë që në emër të pavarësisë të kapërcehen fazat e hetimit dhe të gjykimit dhe as nuk mund të pranojmë që në emër të pavarësisë paraburgimi të bëhet faktikisht një normë për të kapur dhe për të kyçur brenda pa gjyq këdo qoftë.
Kur kushtet e domosdoshme që duhen plotësuar për tu paraburgosur dikush janë shumë të qarta dhe praktikisht nuk kanë të bëjnë fare me një pjesë të atyre për të cilët janë konsideruar të përmbushura. Por këto janë të gjitha çështje të një diskutimi dhe një debati demokratik", tha Rama.