
Fotomontazh: SPAK dhe Sali Berisha
Në Apelin e Gjykatës së Posaçme ditën e sotme do të shqyrtohet kërkesa e Prokurorisë së Posaçme (SPAK), e cila ka kërkuar rikthimin e kreut të PD, Sali Berisha në arrest shtëpie.
Seanca do të mbahet në orën 10.00, ndërsa do të jetë gjyqtari Engert Pëllumbi që do të shqyrtojë këtë ankimim të SPAK.
SPAK kërkon kthimin e Berishës në arrest shtëpie, i cili është marrë i pandehur për korrupsion pasiv në dosjen për aferën e privatizimit të ish kompleksit ‘Partizani’.
Kujtojmë që berisha ndodhej në “arrest shtëpie” nga data 30 Dhjetorit 2023 deri më 27 Nëntor të 2024-ës.
Sondazh
Poll