Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

SPAK ka identifikuar "Fantazmën", Karamuço: Shkodra është blinduar, ka dyshime të forta se po përgatitet hakmarrje! Qyteti po mbahet nën terror

Shkruar nga Newsbomb
SPAK ka identifikuar "Fantazmën", Karamuço: Shkodra
Ilustrim: Ervin Karamuço dhe Ibrahim Lici

Eksperti i Kriminalistikës, profesor Ervin Karamuço është shprehur se SPAK e ka konfirmuar prezencën e Ibrahim Licit në masakrën e "Dobraçit". Ajo që newsbomb.al ka raportuar që në ditët e para të atentatit, tashmë duket se është verifikuar dhe nga Prokuroria e Posaçme.

I ftuar në emisionin "Real Story" me Sokol Ballën, profesori tha se autoritetet kanë dyshime të forta se në kryeqendrën e veriut po përgatitet hakmarrje, ndaj dhe ka prezencë të lartë policore.

Ervin Karamuço shtoi se SPAK ka emra konkretë për personat që kanë marrë pjesë në ngjarjen e rëndë të disa javëve më parë në Shkodër, ku u vra Hamza Lici dhe miku i tij Arlind Bushati, si dhe dy qytetarë të pafajshëm.

"SPAK ka emra konkretë për atentatorët të cilët po hetohen. Ka të identifikuar në mënyrë të saktë që personi i tretë është Ibrahim Lici, paraqitja biometrike e ka konfirmuar që është ai. Ka dyshime të forta që mund të organizohet një hakmarrje ndaj ka shtim të forcave policore.

Di t’ju them që policia ka dyshime të forta që jo vetëm është goditur nga makina e viktimave, mund të ketë të plagosur në makinën e atentatorëve dhe për këtë po hetohet. Kur është kërkuar në klinika private, është kërkuar dhe për atentatorët që kanë ngelur të plagosur rëndë në atë ngjarje.

Ka skenarë të frikshëm dhe janë në dijeni strukturat që çfarë mund të ndodhë, financat që kanë, njerëzit që kanë mbrapa. Dyshohet që të ketë një tjetër atentat të rëndë. Është një sagë e gjatë që po mban në terror atë vend që nuk e meriton. Me hetimet po shkohet drejt fundit, ka një dritë në fund të tunelit", është shprehur profesor Ervin Karamuço.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese