Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

SPAK jep PRETENCËN për Inceneratorin e Tiranës: 4 vite burg për Lefter Kokën, në qeli do të mbeten edhe shtatë të pandehurit e tjerë (VENDIMI)

Shkruar nga Newsbomb
SPAK jep PRETENCËN për Inceneratorin e Tiranës: 4 vite burg
Fotomontazh: Inceneratori i Tiranës dhe SPAK

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka kërkuar dënimin me 26 vite burgim në tërësi për 8 të pandehurit e dosjes së Inceneratorit të Tiranës të akuzuar për “Korrupsion” e “Shpërdorim detyre”.

SPAK ka kërkuar 4 vite burgim për ish-ministrin e Mjedisit Lefter Koka, i cili ka përfituar gjykim të shkurtuar si dhe për Bledar Karolin, Fatjon Muratin, Taulant Tushen dhe Namik Simixhiu.

Ndërkohë SPAK ka kërkuar të dënohen me dy vite burgim Jetmir Llapaj, ndërsa për Valbona Ballgjini Sidita Kopliku kërkohet 2 vite burgim dhe 4 vite shërbim prove.

Tetë të pandehurit kanë përfituar gjykim të shkurtuar dhe rrjedhimisht nga masa e kërkuar u zbritet 1/3 e dënimit. Gjithashtu pjesë e prentecës së SPAK është dhe kërkesa për heqjen e të drejtës për të ushtruar funksione publike për 5 vite për 8 të pandehurit e dosjes.

Dënimi i kërkuar nga SPAK për 8 të pandehurit:

Lefter Koka – 4 vite burgim

Bledar Karoli - 4 vite burgim

Fatjon Murati – 4 vite burgim

Taulant Tushe – 4 vite burgim

Namik Simixhi – 4 vite burgim

Jetmir Llapaj – 2 vite burgim

Valbona Ballgjini – 2 vite burgim, 4 vite shërbim prove

Sidita Kopliku – 2 vite burgim, 4 vite shërbim prove

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese