Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

SPAK ia dërgoi dosjen Prokurorisë së Shkodrës, merret i pandehur Dekani, dy pedagoge dhe prindërit e studentëve që dhanë lekë për provime

Shkruar nga Newsbomb

SPAK ia dërgoi dosjen Prokurorisë së Shkodrës, merret i

Dekani i Fakultetit të Drejtësisë Universitetin e Shkodrës, Gasper Kokaj, dy pedagoget Senada Reçi dhe Luljeta Zefi, si dhe prindërit e dy studentëve që kishin marrë nota jokaluese, janë marrë të pandehur për akuzën e korrupsionit.

Profesorët dyshohet se kanë marrë 500 mijë lekë të vjetra në këmbim për t'i vendosur nota kaluese dy studenteve që kishin ngelur në dy lëndë semestrale. Sipas gazetarit Elton Qyno, të pandehur në këtë çështje janë marrë dhe prindërit Lek Toni dhe Pëllumb Ndreca, të cilët akuzohen për korrupsion aktiv kryer në bashkëpunim.

Kjo dosje penale që mban Nr. 546 është regjistruar fillimisht në SPAK, por pas vendimin të mos kompetencës të marrë nga prokurori Ened Nakuçi, çështja i kaloi në vitin 2023 për hetime të mëtejshme prokurorisë së Shkodrës.

Ndërkohë një javë më parë prokurorja e Shkodrës, Besmira Vishe ka vendosur të marrë të pandehur Dekanin e Fakultetit të Drejtësisë, Gasper Kokaj, duke e akuzuar këtë të fundit për akuzën e korrupsionit pasiv.

Bashkë me Dekanin, të pandehur për korrupsion janë marrë shefja e Departamentit të së Drejtës Ndërkombëtare, Senada Reçi dhe pedagogia pranë këtij departamenti, Luljeta Zefi.

Tashmë që prej datës 18 shtator 2024, kjo çështje kundër 5 të pandehurve është dërguar për gjykim në Gjykatën e Shkodrës, ku do jetë gjyqtarja e seancës paraprake Egla Mirashi, që do vendosë nëse dosja kundër profesorëve do kalojë për gjykim apo do kthehet sërish në prokurori për plotësim hetimesh. /Ora News

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese