Hapësire reklamuese

Aktualitet

SPAK i sekuestroi sot pasuritë/ Kush është “Peshkaqeni”, bosi i drogës që bëri operacion plastik pasi u arratis nga burgu

Shkruar nga Newsbomb
SPAK i sekuestroi sot pasuritë/  Kush është
Princ Dobroshi

I njohur me nofkën “Peshkaqeni”, Princ Dobroshit nga Peja iu sekuestruan nga SPAK pasuritë në Shqipëri. Bosit më të madh të drogës si dhe kunatit të tij Olsi Syziut, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar i sekuestrun tre apartamente, automjete, biznese si dhe llogari bankare.

Por kush është “Peshkaqeni”, njeriu me të shkuar kriminale dhe i njohur si një nga bosët e drogës?

Princ Dobroshi, në Norvegji dhe Çeki njihet si bosi i mafias shqiptare të drogës. Mediat në këto dy vende i referoheshin me nofkën “Peshkaqeni”. Ai ishte larguar nga Kosova në vitin 1988. Fillimisht kishte shkuar në Gjermani, ku ishte marrë me biznesin e kazinove. Pas Gjermanisë ai kishte shkuar në Norvegji.

Në vitin 1993, Princ Dobroshi, u arrestua nga policia norvegjeze pasi akuzohej  për trafik droge. Në një rrëfim për mediat në Kosovë pas kthimit të tij, ai thoshte se kishte qenë në kazino kur shoku i tij me emrin Zhuzepe i kishte kërkuar para.

Më tha nëse mund t’ia dërgoja 130 mijë marka. Kur jam afruar afër veturës për t’ia dhënë paratë njerëzve të tij, është shfaqur policia. Në makinën që më priste mua ishin 5.4 kilogram heroinë dhe rasti shkoi në gjykatë ku u dënuam”, ka thënë më herët Dobroshi për Gazetën Jeta në Kosovë.

SPAK i sekuestroi sot pasuritë/  Kush është
Princ Dobroshi


Gjykata në Norvegji në vitin 1994 e dënoi atë me 14 vite burgim. Dobroshi, arriti të arratisej nga burgu në vitin 1997, duke korruptuar rojen e burgut. Pas arratisjes nga burgu, sipas shefit të antidrogës, ishte fshehur në Kroaci ku kishte bërë një operacion plastik në fytyrë.

Autoritetet policore çeke e kishin shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe pas kërkimeve ai u arrestua në Pragë.

Në aksionin e koduar “Kafaz”, operacioni i të cilit kishte zgjatur dy vjet, e që ishte mbështetur nga policia suedeze, daneze e veçanërisht ajo norvegjeze, u funalizuza më 23 shkurt të vitit 1999, me arrestimin e “Peshkaqenit”.

SPAK i sekuestroi sot pasuritë/  Kush është

Prej 99-ës kur ishte rikthyer në qeli, Dobroshi qëndroi deri në vitin 2005 në burgun norvegjec ku dhe kreu nëntë vite burg. Dy vite ndodhej në arrati ndërsa, tre vite i ishin hequr nga autoritetet norvegjeze. Në 2005 kur ai doli nga burgu ishte përcjellë për në Kosovë  nga autoritetet norvegjeze nën masa të rrepta sigurie.

Kur u rikthye për të jetuar në vendlindjen e tij në Pejë, ku dhe iu rikthye sërish biznesit të lojërave të fatit.  Mirëpo, Princ Dobroshi nuk qëndroi në qetësi. Ai u përfshi në një konflikt i cili degradoi deri në përdorimin e dhunës dhe u arrestua në pas nga Policia e Kosovës.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese