Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

SPAK i pakënaqur me dënimin! Kërkon më shumë vite burg për Alqi Bllakon, ja kur do e shpallë vendimin Apeli i GJKKO-së

Shkruar nga Newsbomb
SPAK i pakënaqur me dënimin! Kërkon më shumë vite burg
Ne foto: Alqi Bllako dhe Lefter Koka

Ka përfunduar shqyrtimi gjyqësor në Gjykaten e Apelit të Posaçëm për inceneratorin e Fierit, ndërsa vendimi për çështjen do të shpallet më 19 dhjetor në orën 14:00.

Çështja në Apel u hap me kërkesë të avokatëve të të pandehurve, të cilët kërkuan që të merreshin parasysh edhe provat e reja që kanë vënë në dispozicion.

Nga ana tjetër SPAK ka kërkuar prishjen e vendimit të shkallës së parë, ku iu dha pafajësia Arben Dervishajt, Juri Imerajt dhe Arjola Kodrës. Ndërsa për Alqi Ballkon SPAK kërkon 7 vite burg, edhe për akuzën shpërdorim detyre. Por Bllako mori pafajësi për akuzën “shpërdorim detyre të funksionarit të lartë shtetëror”, dhe vepra penale iu rikualifikua në “shpërdorim detyre të nëpunësit që kryen detyrë publike”.

Sakaq, ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka është dënuar me 10 vite burg për inceneratorin e Elbasanit. Prokurorët e SPAK nuk kanë qenë dakord me vendimin e mëparshëm për dënim me 8.6 vite burg dhe e ankimuan në Apelit.

Ish-Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Mjedisit nga i pafajshëm që ishte shpallur nga Shkalla e Parë, në Apel u dënua me 4 vite burg.

Për të dënuarit e tjerë vendimet nuk kanë ndryshuar, por vetëm për Lefter Kokën dhe Alqi Bllako. Ndërkohë, për këta ish-zyrtarë të lartë janë në fuqi dhe dënime të tjera me burgim për inceneratorin e Fierit, ndërkohë që hetimet vazhdojnë dhe për atë të Tiranës.

Vendimi i Gjykatës së Posaçme të Apelit për inceneratorin e Elbasanit:

Lefter Koka - Dënohet me 10 vite burg - 6.8 vite me gjykim të shkurtuar

Klodian Zoto - Dënohet me 10 vite burg - 6.8 vite me gjykim të shkurtuar

Mirel Mërtiri - Dënohet me 10 vite burg - 6.8 vite me gjykim të shkurtuar

Stela Gugallja - Dënohet me 7 vite burg - 4.8 vite me gjykim të shkurtuar

Alqi Bllako - Dënohet me 4 vite burg, përfiton gjykim të shkurtuar

Pëllumb Abeshi - Dënohet me 4 vite burg - 2.8 vite me gjykim të shkurtuar

Bardhyl Cabiri - Dënohet me 2 vite burg

Jonida Zeqo - Dënohet me 4 vite burg - 2.8 vite me gjykim të shkurtuar

Serafin Papa - Dënohet me 1.4 vite burg

Më datë 25 Shtator 2023, Gjykata e Posaçme ka dhënë dënimet dhe për inceneratorin e Fierit. Disa nga të shpallurit fajtorë, duke përfshirë Lefter Kokën dhe Alqi Bllakon, janë dënuar gjithashtu edhe për këtë impiant të trajtimit të mbetjeve.

Akuzat e ngritura nga Prokuroria Speciale për inceneratorin e Fierit janë pushuar për dy shtetas, për Enver Sheshin i cili ka ndërruar jetë teksa priste vendimin në qelitë e paraburgimit dhe për shtetasin Robert Shabani, i cili është gjykuar me herët nga Gjykata e Tiranës.

Vendimi i Gjykatës së Posaçme për të akuzuarit për inceneratorin e Fierit:

Lefter Koka - Dënohet me 10 vjet burg - 6 vite e 8 muaj burg me gjykim të shkurtuar

Alqi Bllako - Dënohet me 4 vjet burg - 2 vite e 8 muaj burg me gjykim të shkurtuar

Klodian Zoto - Dënohet me 11 vjet burg - 8 vite burg me gjykim të shkurtuar

Pellumb Abeshi – Shërbim prove

Florian Muçaj – Shërbim prove

Azem Shatëri – Shërbim prove

Erjon Murataj – Dënohet me 3 vjet burg - 2 vite burg me gjykim të shkurtuar

Sabina Cenameri – Shërbim prove

Arben Dervishaj – I pafajshëm

Loran Dusha – Dënohet me 7 vjet burg - 4 vite e 8 muaj burg me gjykim të shkurtuar

Arjola Kodra – E pafajshme

Arbër Denizi – Dënohet me 7 vjet burg - 4 vite e 8 muaj burg me gjykim të shkurtuar

Juri Imeraj – I pafajshëm

Regan Merdani – Shërbim prove

Gentian Zifla – Shërbim prove

 

 

 

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese