Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

SPAK gati të regjistrojë dosjen, Manja nxjerr emrat e 7 përmbaruesve dhe dy kompanive që po zhvasin shqiptarët

Shkruar nga Newsbomb
SPAK gati të regjistrojë dosjen, Manja nxjerr emrat e 7
Banka e Shqiperise - Micro Credit Albania

Prokuroria e Posaçme raportohet se është vetëm një hap larg regjistrimit të procedimit penal për dosjen e kredive, që po zhvat qytetarët shqiptarë dhe po u tjetërson pronat. Tre javë më parë, më 17 Prill 2024, dosja i është përcjell SPAK nga Prokuroria e Tiranës.

Materialet e dërguara në organin e ri të akuzës për "moskompetencë" kanë mbërritur, por ende nuk është hedhur shorti për përzgjedhjen e oficerëve dhe prokurorit që do të ndjekë rastin.

Ka qenë prokurori i Tiranës, Leonard Filopati i cili ka zhvilluar hetime për këtë bandë që po zhvat qytetarët shqiptarë dhe po u merr pronat për kredi që nisi nga 50 mijë lekë të vjetra, në bashkëpunim me disa segmente shtetërore. Madje, ka raste kur viktimat nuk figurojnë të kenë marrë fare kredi.

Filopati ka konstatuar gjatë punës së tij se çështja e mashtrimit dhe tjetërsimit të pronave përmes kredive, përmban elementët e një grupi të strukturuar kriminal, ku të përfshirë janë jo vetëm drejtues të shoqërisë “Micro Credit Albania” dhe “Final”, por dhe një zinxhir përmbaruesish privatë.

Ora News thotë se fijet e këtij grupi, sipas Prokurorisë së Tiranës shtrihen deri tek zyrtarët e Bankës së Shqipërisë, të cilët duke “Shpërdoruar detyrën” kanë sjellë masa të parikuperueshme për jetën dhe pronat e mijëra personave.

SPAK gati të regjistrojë dosjen, Manja nxjerr emrat e 7
Shkresa e Manjes per autoritetet shteterore

Dosja që ka mbërritur në SPAK ka emrat e shtatë përmbaruesve privatë dhe dy kompanive të “Micro Credit Albania” dhe “Final”, të cilët rezultojnë dhe në një shkresë zyrtare që ka përpiluar Ministria e Drejtësisë, ku në dijeni ka vënë Altin Dumanin dhe Edi Ramën.

Bëhet fjalë për përmbaruesit Lefter Cenaj, Helidon Xhindi, Fatos Alimadhi, Saimir Dogjani, Astrit Kaptelli, Rrok Deda dhe Altin Vako.

Këto emra përmbaruesish kanë punuar për llogari të “Micro Credit Albania” që kontrollet nga çifti Olsi dhe Elda Ibro me administrator Andis Gjoka, dhe “Final” që kontrollohet nga emra të tjerë të njohur për prokurorinë, si Arben Meskuti dhe Vasil Bakallbashi.

SPAK gati të regjistrojë dosjen, Manja nxjerr emrat e 7
Shkresa e Manjes per autoritetet shteterore

Janë qindra praktika ekzekutimi që janë kryer brenda një dite, të cilat siç thotë prokuroria, bëjnë fjalë për ankande të zhvilluara në mënyrë fiktive duke u marrë pronën qytetarëve të ndryshëm që kishin aplikuar dhe marrë shuma të vogla kredie.

Prokuroria e Posaçme pritet që javën e ardhshme të regjistrojë procedimin penal mbi dosjen dhe materialet konkrete që ka mbledhur prokurori Leonard Filopati gjatë hetimeve të tij disa mujore, për veprat penale “Mashtrim me pasoja të rënda”, “Mospagim taksash”, “Pastrim të produkteve të veprës penale”, “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Shpërdorim detyre”.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese