Ish-drejtoresha e Klubit Sportiv të Tirana, Deborah Keçi është zyrtarisht nën akuzë nga Prokuroria e Posaçme për aferën ku janë përfshirë drejtorët e Bashkisë së Tiranës. Ajo është mes ish-zyrtarëve të lartë që dyshohet se ka abuzuar me detyrën duke i dhënë tendera kompanisë "5D Konstruksion".
Mirëpo, pavarësisht akuzës publike ndaj saj bashkë, Deborah Keçi vijon të motivojë rininë dhe t'ju tregojë sesi të arrijnë majën e suksesit. Sigurisht, edhe që të mos ju marrë koka erë.
E ftuar në një podkast nga moderatorja Alketa Vejsiu, ish-drejtoresha e shumësportëshit të Tiranës ka rrëfyer fëmijërinë e saj, fillimet me notin dhe rrugën drejt suksesit. Mesazhe shumë të bukura nga Deborah, por a i ka zbatuar vetë ato që i pohoi Alketës...
Alketa Vejsiu: Një gotë talent po dhe një oqean ambicie dhe punë, apo jo? Vetëm kjo do sillte rezultate
Deborah Keçi: Patjetër. Ndoshta është shumë kollaj për të shkuar në majë. Ndoshta njëherë fatin e ke me vete, ndoshta t'i punon për një periudhë të caktuar kohe dhe mund të arrish majën. Por çfarë ndodh pasi ti je në majë?! Aty është një tjetër histori më vete.
Njeriu kur arrin majën, pikë së pari duhet të jetë me këmbë në tokë. Se nëse nuk je me këmbë në tokë, se zakonisht na merr dhe koka erë ndonjëherë kur njerëzit arrin pozicione të caktuara, apo arrin të bëhen kampion. Harrojnë të punojnë. Harrojnë objektivat që kanë.
Njeriu kur arrin majën duhet të kuptojë se aty nis puna e vërtetë për të qëndruar në majë dhe duhet një punë e vazhdueshme për të përmirësuar veten çdo ditë.
© Të drejtat e pamjeve nga youtube.com/@classmediabyalketavejsiu