Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

SPAK dhe BKH bëjnë namin në Shkodër, ka të shoqëruar në radhët e PSD

Shkruar nga Newsbomb
SPAK dhe BKH bëjnë namin në Shkodër, ka të
Foto ilustruese

Prokuroria e Posaçme dhe Byroja Kombëtare e Hetimit kanë zhvilluar një tjetër aksion këtë të mërkurë në Shkodër, në lidhje me hetimet për krime zgjedhore. 

Nga informacionet paraprake, mësohet se gjatë këtij aksioni janë shoqëruar disa persona të dyshuar për krime zgjedhore. Bëhet me dije se këta të fundit, janë mbështetës të Partisë Socialdemokrate (PSD).

Kutjojmë se ditën e djeshme po ashtu, një tjetër aksion u zhillua në Shkodër nga SPAK dhe BKH me vendim të GJKKO. Aksion kontrollesh u zhvillua në disa banesa, zyra e automjete. 

Shkodra mbetet një nga qarqet më të ndezura sa i përket procesit elektoral, ku ka pasur denoncime të shumta në lidhje me shit-blerjen e votave dhe jo vetëm.

Ndërkohë, aksione të tilla ditën e sotme janë kryer edhe në Fier në bashkëpunim me policinë vendore lidhur me një tjetër procedim penal.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese