Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Sot provimi i tretë i Maturës Shtetërore, 28 mijë maturantë testojnë njohuritë në lëndën e matematikës

Shkruar nga Newsbomb
Sot provimi i tretë i Maturës Shtetërore, 28 mijë
Foto ilustruese

Ditën e sotme zhvillohet provimi në lëndën e Matematiksë ku rreth 28 mijë maturantë do t’i nënshtrohen sot provimit të tretë të Maturës Shtetërore.

Provimi nis në orën 10:00 dhe zgjat 2 orë e 30 minuta, ndërsa zhvillohet në salla të mëdha. Rreth 70% e qendrave të provimit janë të pajisura me kamera, që monitorojnë procesin e maturës shtetërore. Ky është provimi i tretë që zhvillojnë maturantët, ndërsa i fundit është më datë 24 qershor në lëndën me zgjedhje.

Në dy testimet e para, atë të gjuhës së huaj dhe Gjuhës Shqipe e Letërsisë teza e provimit u publikua në rrjet 30 minuta pas nisjes së testimit. Por, Ministria e Arsimit thotë se kjo nuk cenon procesin e provimit.

Deri tani, Ministria e Arsimit ka publikuar vetëm notat e marra në provimin e gjuhës së huaj dhe në ditët në vijim pritet që të publikohet edhe vlerësimi për lëndën gjuhë shqipe dhe letërsi

Provimet në total kanë 60 pikë, 20 pikë pyetjet me alternativa, dhe 40 në ato me shtjellim. Këtë vit janë 2000 maturantë më pak që do t’i nënshtrohen Maturës Shtetërore, ndërsa janë rreth 2900 punonjës të të gjithë strukturave të MAS të angazhuar në administrimin e maturës shtetërore.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese