Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Sot provimi i dytë i Maturës Shtetërore, 28 mijë maturantë i nënshtrohen testimit të Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë

Shkruar nga Newsbomb
Sot provimi i dytë i Maturës Shtetërore, 28 mijë
Foto ilustruese

Sot, 10 qershor, mijëra maturantë në vendin tonë do të zhvillojnë provimin e dytë të Maturës Shtetërore. Rreth 28 mijë maturantë do t’i nënshtrohen testit të Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë.

Pas provimit të Gjuhës së Huaj të cilin e zhvilluan më 3 qershor, maturantët do të duhet që këtë të hënë t’i japin zgjidhje pyetjeve me alternativa dhe zhvillim në lëndën Gjuhë dhe Letërsi. Testi përmban gjithsej 60 pikë.

Provimi do të zhvillohet në 144 qendra në të gjithë vendin. Mësohet se do të jenë rreth 2900 mësues dhe punonjës të arsimit që do të jenë pjesë e monitorimit dhe administrimit të provimeve.

Për të siguruar një proces bazuar në rregulloren e maturës shtetërore do të jenë 1900 administratorë provimi që monitorojnë grupe prej 15-20 nxënësish, 200 përgjegjës të administrimit, 250 administratorë të sekretimit, 290 përgjegjës për strukturat shkollore dhe mësues ndihmës për mbështetjen e nxënësve me aftësi të veçanta.

Provimet e Maturës Shtetërore  fillojnë në orën 10:00 dhe zgjasin 2 orë e 30 minuta. Ndërkohë, pas provimit të dytë, Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë, maturantët do t’i nënshtrohen provimeve të tjera, përkatësisht sipas datave: Matematikë – 18 Qershor 2024; Provim me zgjedhje – 24 Qershor 2024

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese