Hapësire reklamuese

Aktualitet

Sot protesta para Bashkisë Tiranë, policia merr masat: Ja rrugët që do të bllokohen

Shkruar nga Newsbomb
Sot protesta para Bashkisë Tiranë, policia merr masat: Ja rrugët
Fotoarkiv

Opozita dhe Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit do të mbajnë protestën e radhës para Bashkisë së Tiranës këtë të premte, ndërkohë policia ka publikuar planin e masave për mbarëvajtjen e tubimit.

Në zbatim të planit të masave, Policia e Shtetit njofton se, prej orës 09:30 e në vijim, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit të mjeteve, në bulevardin kryesor pranë Bashkisë së Tiranës. Për këtë arsye sugjerojmë që të përdoren rrugë alternative, deri në përfundim të tubimit, si Unaza e Mesme dhe Unaza e Madhe.

Gjatë disa tubimeve të mëparshme janë evidentuar raste të përsëritura të kundërshtimit të forcave të policisë, përdorimit dhe hedhjes së molotovëve e sendeve të tjera, në drejtim të Bashkisë Tiranë, duke rrezikuar seriozisht jetën dhe shëndetin e punonjësve të policisë dhe vetë pjesëmarrësve në tubime.

Prandaj, policia u përsërit thirrjen organizatorëve, drejtuesve dhe pjesëmarrësve në tubime për të respektuar ligjin dhe për t'u distancuar nga çdo akt dhune.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese