Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Sot protesta e opozitës para Bashkisë së Tiranës, ja rrugët që do të bllokohen

Shkruar nga Newsbomb
Sot protesta e opozitës para Bashkisë së Tiranës, ja
Fotoarkiv/ Pamje nga protesta para Bashkise se Tiranes

Policia e Shtetit ka marrë një sërë masash lidhur me protestën e cila do të organizohet paraditen e kësaj të hënë, në orën 10:00, para ambienteve të Bashkisë së Tiranës.

Në zbatim të planit të masave blutë e kryeqytetit njoftojnë se duke filluar nga ora 09:30 e në vijim, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit të mjeteve, në bulevardin kryesor pranë Bashkisë së Tiranës.  Për këtë arsye, qytetarëve u është sugjeruar që të përdorin rrugë alternative, deri në përfundim të tubimit, si Unaza e Mesme dhe Unaza e Madhe.

Gjatë disa tubimeve të mëparshme, të zhvilluara nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, në sheshin para Bashkisë Tiranë, janë evidentuar raste të përsëritura të kundërshtimit të forcave të policisë, përdorimit dhe hedhjes së molotovëve e sendeve të tjera, në drejtim të Bashkisë Tiranë, duke rrezikuar kështu jetën dhe shëndetin e efektivëve dhe vetë protestueve.

Për këtë arsye policia u ka bërë thirrje organizatorëve, drejtuesve si dhe protestueve që të respektojnë ligjin dhe të distancohet nga çdo akt dhune.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese