Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Sot protesa e 10 para bashkisë së Tiranës, policia plan masash: Rrugët që do bllokohen

Shkruar nga Newsbomb
Sot protesa e 10 para bashkisë së Tiranës, policia plan masash:
Foto nga protesta e javes se kaluar para Bashkisë Tiranë

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit së bashku me opozitën do të vijojnë edhe këtë të martë protestën para Bashkisë së Tiranës ku kërkojnë dorëheqjen e kryebashkiakut Erion Veliaj.

Blutë e kryeqytetit edhe për këtë të martë kanë marrë masa organizative dhe operacionale për garantimin e rendit publik dhe sigurisë gjatë zhvillimit të protestës që do të mbahet para Bashkisë në orën 10:00.

Sikurse është mësuar, prej oës 9:30 Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, sheshi “Nënë Tereza”, rruga “Ismail Qemali”, nga kryqëzimi i rrugës së Elbasanit me rrugën “Ibrahim Rugova”, rruga “Papa Gjon Pali II”, bulevardi “Zhan D’Ark” dhe bulevardi “Bajram Curri” do të jenë rrugët e bllokuara.

Marrja e masave ka ardhur si pasoje e protestave të mëparshme, ku në sheshin para bashkisë janë evidentuar raste të përsëritura të kundërshtimit të forcave të policisë, përdorimit dhe hedhjes se molotovëve e sendeve të tjera, në drejtim të godinës së bashkisë, duke rrezikuar jetën dhe shëndetin e punonjësve të policisë, punonjësve të medieve dhe vetë pjesëmarrësve në tubime. 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese