Ditën e sotme do të mbahet “Shqipëria 15 vjet në NATO –Kërcënime të Sigurisë në Ballkan” në kuadër të 15-vjetorit të anëtarësimit të Shqipërisë në NATO.
Konferenca organizohet nga The Albanian Policy Center, Këshilli i Atlantikut në Shqipëri dhe Southeast European Security Center, duke sjellë së bashku politikanë, ushtarakë, profesionistë, analistë që nga rënia e perdes së hekurt në Shqipëri dhe rajon.
Është zbardhur axhenda e diskutimeve, ku nis me panelin e parë në orën 10:00 dhe me panelin e dytë në orën 11:15. Në fokus të diskutimeve do të jetë histroia e anëtarësimit dhe arritjet e Shqipërisë në NATO, si dhe sfidat e sotme të sigurisë në Ballkan.
Pjesë e konferencës do të jenë dhe shtetarë të aleancës dhe personalitete ushtarake e politike, të cilët ndihmuan Shqipërinë të arrijë objektivat për anëtarësim në NATO.
Axhenda: