Hapësire reklamuese

Aktualitet

Sot, ekstradohet nga Turqia "Escobari" i ri i kokainës Dritan Rexhepi

Shkruar nga Newsbomb
Sot, ekstradohet nga Turqia "Escobari" i ri i kokainës Dritan
Dritan Rexhepi

Shqiptari nga fshati Velçë i Vlorës që konsiderohet si si një ndër trafikantët më të fuqishëm të kokainës nga Amerika e Jugut në Evropë, Dritan Rexhepi, pritet të ekstradohet këtë të mërkurë në Shqipëri.

Falë një bashkëpunimi ndërmjet Interpol Tiranës dhe homologëve në Turqi, është bërë i mundur ekstradimi i një prej eksponentëve të krimit më të rrezikshëm në vendin tonë.

I cilësuar dhe si “mbreti i kokainës” ose dhe si “Escobari i ri”,  Dritan Rexhepi u arrestua në Stamboll në nëntor të 2023, si rezultat i bashkëpunimit mes agjencive ligjzbatuese të disa vendeve partnere dhe Shqipërisë. Rexhepi ishte futur në territorin turk falë një pasaporte kolumbiane.

Sot, ekstradohet nga Turqia "Escobari" i ri i kokainës Dritan
Dritan Rexhepi

Ai është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana, më datë 26.03.2006, pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, Tiranë, me vendimin e datës 06.06.2013, e ka dënuar me 25 vjet burgim, për veprën penale “Vrasja me paramendim”, kryer në bashkëpunim, “Plagosja e rëndë me dashje”, kryer në bashkëpunim dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Sot, ekstradohet nga Turqia "Escobari" i ri i kokainës Dritan
Dritan Rexhepi - Pasaporte kerkimi nderkombetare

Në Shqipëri, Dritan Rexhepi akuzohet edhe për rrëmbimin dhe vrasjen e Jan Prengës. Kurse në Itali, Rexhepi akuzohet nga Prokuroria e Firences dhe është dënuar 16 vjet e 5 muaj burg nga Gjykata e Apelit Firence për trafikimin e një ngarkese 4 ton kokainë dhe 5.5 milionë euro kesh në vitin 2020. Gjatë këtij aksioni drejtësia italiane arrestoi 20 bashkëpunëtorë të Rexhepit dhe shpalli në kërkim 11 të tjerë.

Disa dokumente të gjykatës italiane e cilësuan Dritan Rexhepin si “mbreti i padiskutueshëm” me akses në “sasi të pafundme kokaine” i Kompanisë Bello, një kartel i përbërë nga 14 banda kriminale shqiptare të përfshira në trafikun e drogës dhe që, sipas autoriteteve, ka funksionuar që nga viti 2014 në Ekuador, Hollandë , Belgjikë, Shqipëri dhe Itali.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese