Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Sot dita pa makina në Tiranë, ja rrugët që mbyllen dhe oraret kur nuk mund të lëvizni

Shkruar nga Newsbomb
Sot dita pa makina në Tiranë, ja rrugët që mbyllen dhe
Dita pa makina ne Tirane (arkive)

Bashkia e Tiranës ka njoftuar se kjo e shtunë, datë 1 Qershor do të jetë ditë pa makina në kryeqytet dhe për rrjedhojë në disa rrugë, kryesisht bulevardit qendror dhe akset lidhëse me të, do të jenë të bllokuara/ose me kufizim të lëvizjes.

Qarkullimi i automjeteve do të kufizohet nga ora 06:00 deri në orën 17:00 në disa nga segmentet kryesore në kryeqytet, ndërsa është hartuar një plan i lëvizjes për mjetet e emergjencës dhe atyre të Policisë së Shtetit.

Kufizimi i qarkullimit të automjeteve, në kuadër të zhvillimit të aktiviteteve për 1 Qeshorin 2024, nga ora 06:00 deri në orën 17:00, në segmentet e mëposhtme:

– Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, duke filluar nga Ministria e Brendshme deri në fillim të “Ish- Hotel Dajti.

– Bulevardi ‘Dëshmorët e Kombit”, duke filluar nga Ura e “Ish Hotel Dajtit” deri në kryqëzimin me rrugën “Ismail Qemali”.

Ndalohet parkimi i automjeteve në vendet e parkimit në perimetrin në afërsi të “Shkollës së Biçikletave”, në rrugën “Ahmet Pazari”, në rrugën “Dervish Hima” dhe në rrugën në krahun lindor të stadiumit “Air Albania”, në datën 1 qershor 2024, nga ora 06:00 deri në orën 17:00, me përjashtim të mjeteve të emergjencës dhe Policisë së Shtetit.

Qarkullimi i automjeteve të vazhdojë në rrugën “Ibrahim Rugova”, Bulevardin “Zhan Dark”, bulevardin Bajram Curri” dhe në rrugën ‘George.W.Bush”.

Qarkullimi i mjeteve të emergjencës dhe Policisë së Shtetit të vazhdojë normalisht në të gjitha segmentet rrugore të mësipërme.

Linja Nr. 13 “Tirana e Re” dhe Linja Nr. 2 “TEG – Sauk i Vjetër – Kopshti Zoologjik – Ish Stacioni Trenit” të devijojnë në rrugën “Ibrahim Rugova”.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese