
Detaje të reja kanë dal në lidhje me vrasjen e Ramazan Mataj. E ftuar në Top Channel, gazetarja Anlia Hoxha ka rrëfyer më shumë detaje nga dosja e vrasjes së tij, teksa tregon bisedën e fundit mes vikitmës dhe djalit të tij.
Në telefonin e të ndjerit është gjetur edhe bideda në rrjetin social “Instagram” me autorin e vrasjes, i cili u shtir si një vajzë për ta nxjerr në grackë dhe për ta vrarë me armë.
Pjesë nga biseda e Mataj me të atin:
Babai: Pse kaq vonë mor bir?
Ramazan Mataj: Lam takim për t’u njohur me një vajzë, se kam qëllime serioze, ajo do të dalë me një shoqe.
Biseda e gjetur në instagramin e tij me autorin e krimit
Autori i kamufluar si një vajzë: Nëse nuk beson mos më shkruaj, sonte ke rastin shi është duke rënë, bukur do ishte.
Kujtojmë se Arjon Hasaj ka pranuar se është i autori i vrasjes së 33-vjeçarit Ramazan Mataj, ngjarja e ndodhur më 4 janar në fshatin Dragoç të Shkodrës.
Buime për mediat bëjnë me dije se para hetuesve Hasaj ka thënë se është ai vrasësi i 33-vjeçarit. Shkak sipas tij është bërë një lidhje që motra e tij kishte me viktimën si dhe disa video që ky i fundit ia kishte shpërndarë asaj.
“Unë jam personi që e kam vrarë shtetasin Ramazan Mataj. Prej 6 vitesh ai kishte një lidhje me motrën tonë. Ramazani është personi që i ka prishur dy martesa motrës në 6 vitet e fundit. Ai këtë histori ia ka treguar shumë personave në fshat dhe më gjërë ndërsa është personi që divorcoi dy herë motrën tonë.
Madje ka shpërndarë edhe disa video tek ish burri i dytë dhe tek njerëz të tjerë në fshat në momente intime me motrën. Unë hapa një llogari false në instagram me emrin e një vajze dhe lashë një takim me Ramazan Mataj. Ai erdhi dhe aty e qëllova me armë zjarri. Më pas armën e fsheha disa metra më tutje nga vendi ku e vrava. Pas vrasjes jam larguar me biçikletë drejt banesës. Armën e kam pasur në shtëpi prej disa kohësh. Motra ka disa kohë që nuk jeton në banesën tonë, jetonte në Shkodër”