“Arrest me burg” ka vendosur Gjykata e Durrësit për dy kapitenët e anijeve dhe oficerit të parë, ku u gjetën 1070 ton naftë kontrabandë.
Prokurorja e çështjes Eglantina Shehu akuzoi të 6 marinarët e të dyja anijeve për fshehje dhe kontrabandë të mallrave për të cilat paguhet akcizë.
Fillimisht gjyqtarja Besiana Garxenaj u njoh me aktakuzën për marinarët e anijes "Besart" e në bordin e të cilës u gjetën 400.000 litra naftë në depot e ballastrave. Në këtë anije u ndaluan kapiteni i saj Muhamet Kahila si dhe marinarët Ankit Dhul e Enea Çano.
Gjyqtares së seancës ju dorëzua një akt teknik të Lëshuar nga Agjencia Ndërkombëtare "Vega" me degë në Stamboll që merret me kontrollin teknik të anijeve, sipas të cilit, për shkaqe teknike, anijes i lejohej të mbushte me naftë ballastrat për të mos ndotur ujin e detit. Kjo derisa anija të shkonte për riparim.
Por diçka e tillë nuk është konsideruar nga gjyqtarja e cila ka pranuar kërkesën e prokurores dhe ka caktoi arrest me burg për kapitenin.
Ndërsa për 2 marinarët detyrim paraqitje dhe mosdalje jashtë kufijve të vendit tonë. Nafta kontrabandë u kap një ditë më parë përmes 2 operacioneve të policisë, në Porto Romano në Durrës.
Shtetasit e arrestuar:
Mohammed Sallit, 56 vjeç, kapiteni i anijes shtetas sirian
Ëissan Broud, 42 vjeç, ndihmës i oficerit të parë, shtetas sirian
Hassan Broud, 47 vjeç, shefi i inxhinierëve,shtetas sirian
Sami Shanta, 25 vjeç, shefi i ofiçinës, shtetas sirian
Faez Ismaeil, 23 vjeç, mirëmbajtës i pompave të naftës, shtetas sirian
Nedio Mejdani, 34 vjeç, oficer i parë i anijes, shtetas sirian
Organizatorët e shpallur në kërkim:
Juxhin Koka - Banues ne Durres
Serxha Sula - Banues ne Durres
1070 ton naftë kontrabandë janë kapur brenda 24 orësh, përmes 2 operacioneve të policisë, në oo Porto Romano në Durrës.
Një ditë pasi u sekuestrua një ngarkesë prej 670 ton naftë e dyshuar e kontrabanduar nga Tunizia me anijen “Aya Zanouby”, autoritetet zbuluan sot se në një tjetër anije, Besart, edhe kjo e nisur nga Tunizia, po tentohej të futej kontrabandë sasia tjetër prej 400 tonësh naftë.
Anija Besart, 44 vjeçare, ishte ankoruar në Durrës 7 ditë më parë dhe kishte fshehur në balastrat e saj 400 tonët e karburantit.