Hapësire reklamuese


Aktualitet

Sokol Mëngjesi 5 ditë në koma, si paraqitet gjendja e avokatit, nesër mjekët do tentojnë ta zgjojnë

Shkruar nga Newsbomb
Sokol Mëngjesi 5 ditë në koma, si paraqitet gjendja e avokatit,
Fotomontazh: Sokol Mengjesi

Avokati dhe pedagogu në Fakultetin e Drejtësisë, Sokol Mëngjesi, prej pesë ditësh vijon të jetë në intubim, në koma në spitalin e Traumës. Familjarë, miq dhe të afërm të avokatit i cili mëngjesin e 29 majit u dhunua barbarisht nga tre persona vijojnë të luten që gjendja e tij të përmirësohet.

Burime për mediat bëjnë me dije se Mëngjesi po mbahet në monitorimin intensiv dhe do të pritet deri ditën e nesërme për të parë reagimin e tij. Nëse gjendja e avokatit vijon të jetë e njëjtë, atëhere nesër doktorët do të fillojnë t’i ulin dozën e qetësuesve në mënyrë graduale për të parë se si do të reagojë ai.

Përgjatë kësaj kohe avokatit po i bëhen ekzaminime herë pas herë për të parë gjendjen e tij.

Një ekip i madh profesionistësh të Spitalit Universitar të Traumës janë angazhuar për shëndetin e tij, duke monitoruar çdo sekondë Sokol Mëngjesin. Sot, është dita që ai të bëjë betejën e tij, për të nisur rrugën drejt rikuperimit të plotë e për t'u kthyer sa më parë pranë familjes, miqve dhe studentëve të Fakultetit të Drejtësisë.

*PAMJE TË RËNDA NGA SULMI

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by @newsbomb_albania

Avokati Sokol Mëngjesi u dhunua mëngjesin e 29 majit sapo la djalin në kopsht në zonën e ish-bllokut.

Ishin 4 autorët të cilët e qëlluan me doreza hekuri dhe leva, të identifikuar si: Dorian Beqir Alia, 32 vjeç, banues në Tiranë, u vetëdorëzua në Polici; Drivald Sokol Alia, 21 vjeç, banues në Tiranë; Elton Ndue Kasaj, 33 vjeç, banues në Tiranë; Romario Roberto Tabaku, 26-vjeç, banues në Tiranë.

Organizatori dhe porositësi i sulmit barbar ndaj avokatit është Dritan Nano. 58-vjeçari së bashku me një prej atuorëve, Doarian Alian ndodhen në qeli, ndërkohë po vijon puna për kapjen e tre personave të tjerë.

58-vjeçari Nano nuk pranonte të likuidonte avokatin sipas kontratës që kishin firmosur, pasi Mëngjesi fitoi gjyqin për pronën e një familje me 8 trashëgimtarë. Nano nuk ka respektuar detyrimet që ka pasur ndaj avokatit dhe studios ligjore.

Sokol Mëngjesi 5 ditë në koma, si paraqitet gjendja e avokatit,
Dritan Nano, i akuzuar si porosites i sulmit

Kanë qenë në total 8 trashëgimtarë që i përfaqësonte Mëngjesi dhe një nga ata nuk ka pranuar që të zbatojë kontratën dhe t’i paguajë detyrimet avokatit.

Sokol Mëngjesi ka kërkuar që të respektohet kontrata e firmosur para gjyqit, mirëpo vetëm njëri prej trashëgimtarëve, konkretisht 58-vjeçari Dritan Nano nuk ka pranuar të shlyejë pagesën. Për këtë avokati ka hapur gjyq ndaj Nanos, proces që e ka fituar dhe përmbarimi ka bllokuar pronën, duke mos e lejuar që të vijoj shitja.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese