Hapësire reklamuese

Aktualitet

Socialistët kërkojnë votat e opozitës, Braçe: PS e lufton korrupsionin me ligj dhe jo me gojë

Shkruar nga Newsbomb
Socialistët kërkojnë votat e opozitës, Braçe: PS e
Deputeti socialist Erion Braçe

Në seancën e sotme plenare po diskutohet mbi projekt rezolutën e Partisë Socilaiste kundër korrupsionit. Fjalën e tij në foltoren e Kuvendit e ka mbajtur edhe deputeti socialist Erion Braçe ku nuk ka ndalur akuzat mbi opozitën. 

Për Braçen, korrupsioni nuk luftohet me fjalë siç ka bërë opozita, por me ligj si po bën Partia Socialiste dhe se gjuha që deputetët e Berishës po përdorin mund të përdoret vetëm nga kriminelët.

“Gjuha që përdoret këtu për SPAK është gjuhë për kriminel, jo gjuhë që mund të përdor një deputet. Nuk mundet deputeti që të përdor fuqinë që i jep mandati i deputetit për të bërë këto deklarata. Këtu ka deputet të vjetër, por kryetari i grupit të PD (Bardhi) është i ri në këtë sallë dhe do doja që ti thosha që të luftosh korrupsionin me gojë është ndryshe dhe ta luftosh atë më ligj është ndryshe”, - tha Braçe duke iu referuar deklaratave të mëparshme të kreut të Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, të cilin e cilësoi një deputet të ri në sallën e Kuvendit, kundrejt deputetëve që kanë shumë më tepër mandate dhe kanë denoncuar korrupsionin vite më parë të familjes politike e biologjike, duke pasur parasysh këtu Sali Berishën dhe familjarë të tij.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese