Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Socialistët bojkotojnë sërish Komisionin e Shëndetësisë: Po veprohet në mënyrë të pakoordinuar

Shkruar nga Newsbomb
Socialistët bojkotojnë sërish Komisionin e
Komisioni Hetimor i Shëndetësisë

Përfaqësuesit e mazhorancës në Komisionin Hetimor të Shëndetësisë përmes një reagimi kanë paralajmëruar se do bojkotojnë mbledhjen e sotme në orën 13:00 të thirrur nga Albana Vokshi.

Socialistët e kanë bojkotuar edhe 4 herë të tjera mbledhjen e Komisionit të shëndetësisë duke bllkuar punimet.

Në reagimin e tyre ditën e sotme arsyetojnë se nuk do t’i përgjigjen thirrjes së kryetares së komisionit, Albana Vokshi, për sa kohë në mënyrë të përsëritur siç thonë ata vijohet me praktikën e caktimit të rendit të ditës në mënyrë të pakoordinuar dhe padakordësuar.

Sipas mazhorancës, opozita duhet të heqë dorë nga hetimi partiak dhe t’i kthehet hetimit parlamentar ashtu siç e kërkon ligjit.

REAGIMI:

Përfaqësuesit e mazhorancës në Komisionin Hetimor për kontratat në shëndetësi nuk do t’i përgjigjen thirrjes së kryetares së komisionit Albana Vokshi, për sa kohë në mënyrë të përsëritur vijohet me praktikën e caktimit të rendit të ditës në mënyrë të pakoordinuar dhe padakordësuar. Edhe kësaj radhe, caktimi i rendit të ditës dhe orës e datës së mbledhjes është vendosur pa qenë ne në mbledhje.

Ne kemi vendosur tashmë deklarimin e hapur të hetimit duke miratuar Planin e Hetimit bashkë me kalendarin, ku pasqyrohen qartë të gjithë hapat hetimorë të komisionit. Po kështu kemi miratuar kërkesat për marrje provash të opozitës dhe mazhorancës. Për sa kohë mbledhja në fjalë është fuqi, duhet respektuar vendimmarrja e anëtarëve të komisionit.

Çdo shfaqje viktimizimi nga opozita është shprehje e paaftësisë për të ndjekur procedurën ligjore dhe për të kryer një hetim të plotë e serioz. Opozita duhet të heqë dorë nga hetimi partiak dhe t’i kthehet hetimit parlamentar ashtu siç e kërkon ligjit sepse ne kemi vendosur të vijojmë me hetimet dhe të respektojmë kalendarin e Planit Hetimor.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese