Një sherr masiv mes disa personave ka ndodhur paraditen e kësaj të hëne në qytetin e Kukësit. Pamjet janë shpërndarë në rrjetet sociale dhe tregojnë skena barbare dhune në mes të qytetit, me policët gati të pafuqishëm për t'i ndarë.
"JOQ Albania" sjell pamjet e mëposhtme nga ngjarja në Kukës, ku personat e përfshirë në konflikt fizik qëllojnë njëri-tjetrin në grushte e shkelma.
Ajo që tërheq vëmendjen është fakti se policët janë gati të pafuqishëm për t'i ndarë personat që po rrihen, ndërsa një tjetër afrohet nga distanca me duar në xhepa sikur përpara tij të zhvilloheshin skenat e një filmi.
Po ashtu, edhe disa qytetarë të tjerë bëjnë sehir teksa burrat përleshen me shkelma e grushte në mes të rrugës. Asnjë prej tyre nuk afrohet për të ndërhyrë në shuarjen e sherrit, por qëndrojnë dhe ata me duar në xhepa e me kokat zgjatur për të parë se çfarë do të ndodhë.