Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Skemë komplekse e pastrimit të parave? Gazetarja: Ja cilët janë njerëzit që u janë kontrolluar shtëpitë dhe po hetohen bashkë me Erion Veliaj

Shkruar nga Newsbomb
Skemë komplekse e pastrimit të parave? Gazetarja: Ja cilët
Ilustrim: Kryebashkiaku Erion Veliaj

Prokuroria e Posaçme ka urdhëruar pak ditë më parë agjentët e Byrosë Kombëtare të bastisnin shtëpinë e kryebashkiakut Erion Veliaj, kompaninë e bashkëshortes së tij, Ajola Xoxa dhe atë të vëllait të tij, Arbër Veliaj. Kryebashkiaku është në hetim pasuror nga SPAK.

Gazetarja Klodiana Lala ka treguar mbrëmjen e sotme se janë dhe disa persona lidhje e ngushtë e kryebashkiakut Erion Veliaj, të cilët janë kontrolluar dhe janë nën hetim pasuror bashkë me të. Sipas Lalës, bëhet fjalë për një skemë komplekse të pastrimit të parave.

“Prokuroria e Posaçme ka çelur një hetim penal për veprën penale të korrupsionit të funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë, procedimi numër 27, viti 2024, kështu ka nisur historia e hetimit për kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Veliaj dhe familjarët e tij. Më pas, nga ky hetim ka derivuar edhe hetimi pasuror, për personat që lidhen me të. Janë bërë publike kontrolle për bashkëshorten. Kontroll personal nënkupton sekuestrimin e celularit, pavarësisht se ditën e djeshme avokatët e zonjës Xoxa dhe të zotit Arbër Veliaj, i janë drejtuar gjykatës së Posaçme me një kërkesë për kundërshtimin e veprimeve të SPAK, duke i konsideruar të paligjshme.

Janë kontrolluar edhe kompanitë e zonjës Xoxa dhe kompanitë e vëllait të zotit Veliaj.

Për zonjën Xoxa, është kontrolluar kompania Partners Laë, një zyrë juridike, një lajm që nuk është publikuar më parë por kam arritur të kem të dhëna, përmes burimeve shumë të besuara. Është kontrolluar Nan Gallery, qendra Harabel, që administrohet nga zonja Xoxa, Ava Studio, që ka të njëjtën adresë me qendrën Harabel, por Ava Studio administrohet nga Valbona Xoxa, që kam përshtypjen se është nëna e Ajola Xoxës, vjehrra e Erion Veliajt.

Sa i përket vëllait të Veliajt, shtetasit Arbër Veliaj, është kontrolluar kompania Gogel shpk, dy banesa, një në Kodrën e Diellit dhe një në Qerret. Këto janë sa i përket familjarëve.

Kam mësuar me burime të besueshme, se janë kontrolluar edhe disa ambiente apo kontrolle personale të personave të tjerë, bëhet fjalë për shtetasin Elman Abule, konsiderohet sipas SPAK, një person i besuar i Erion Veliajt. Elman Abule ka edhe një hetim nga Prokuroria e Tiranës. Është bërë kontroll personal i shtetases Marisa Nito, që është bashkëshortja e Elman Abules dhe ka lidhje shoqërore me zonjën Ajola Xoxe. Është kontrolluar kompania Rametal, që ka si administrator shtetasin Elman Abule. Ka kontroll personal për shtetasin Driand Zeneli dhe për shtetasen Adela Kondakçiu.

Këto janë të gjitha kontrollet personale apo të banesave dhe ambienteve që janë urdhëruar nga Gjykata e Posaçme në 5 dhjetor, mbi bazën e kërkesës së dy prokurorëve, Olsi Dado dhe Altin Dumani. Është firmosur vendimin nga Atalanta Zeqiraj që është gjyqtare e posaçme.

Çfarë dyshimesh ka prokuroria? SPAK dyshon se zoti Veliaj, përmes familjarëve apo personave të besuar të tij, kanë kryer veprën penale të korrupsionit, kanë përfituar dhe marrë përfitime të padrejta, përmes transaksioneve bankare, individëve apo shoqërive të tjera, përmes një skeme që SPAK e konsideron komplekse, më pas këto përfitime të padrejta, janë tentuar të qarkullojnë në rrugë bankare, me qëllim që të fshihet origjina e vërtetë e tyre. Për këtë arsye janë urdhëruar edhe kontrollet personale apo kontrollet e banesave dhe të shoqërive.

Ndërkohë, paralelisht prokuroria ka dyshime se për këto transaksione dhe për këtë aktivitet të dyshuar korruptiv, janë firmosur edhe kontrata fiktive, të cilat pretendohet se janë zbuluar gjatë kontrollove në kompanitë që përmenda. SPAK gjithashtu pretendon se të gjithë këto individë të lidhur me Erion Veliajn, kanë interesa të drejtpërdrejta me qeverisjen vendore dhe me Bashkinë e Tiranës.

Pra SPAK pretendon për ngritjen e një skeme komplekse, ku përmes kontratave të dyshimta, faturave fiktive dhe transaksioneve bankare, është arritur ose është tentuar fshehja e parave që sipas SPAK, rrjedhin nga aktiviteti kriminal i korrupsionit. Pastaj detaje të tjera, nga dokumenta të sekuestruar, ky është hetim që po vijon dhe duhet të presim ku do të shkojë. Janë dyshimet e para. Është hetim që ka filluar nga korrupsioni, por ka hyrë te pasuria e familjarëve të Erion Veliajt dhe vetë Erion Veliajt. Më pas do të kryqëzohen të dhënat e marra në rrugë zyrtare dhe SPAK do të ketë konkluzion, për shumën, personat e përfshirë, aktivitetin e kryer e me rradhë”, u shpreh Klodiana Lala në emisionin "Të Paekspozuarit".

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese