Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Skema e 8 milionë paund e Britanisë/ Ja sa të burgosur shqiptarë janë kthyer në Shqipëri, “bosat” e tjerë presin në burgjet e Anglisë (EMRAT)

Shkruar nga Newsbomb
Skema e 8 milionë paund e Britanisë/ Ja sa të burgosur
Momenti i kthimit te burgosurve shqiptare nga Anglia ne Shqiperi

Vetëm tetë të burgosur shqiptarë janë kthyer në Shqipëri për të vuajtur dënimin. Kjo shifër është bërë publike së fundmi nga prestigjozja britanike “The Sun” e cila i ka kushtuar një artikull marrëveshjes së Anglisë dhe Shqipërisë për të transferuar të burgosurit shqiptarë nga burgjet angleze në ato shqiptare.

Skema dyvjeçare, e nisur në vitin 2023, ishte caktuar të dyfishonte numrin e shkelësve të huaj të dëbuar në 200. Mirëpo, burime për “The Sun” konfirmojnë se 8 nga 67 të burgosurit të vendosura për tu kthyer në Shqipëri janë sjellë me avion në Tiranë.

Shkak për këto pengesa thuhet se janë bërë vonesat e gjata administrative, të cilat po frustrojnë  zyrtarët e Whitehall.

Plani i riatdhesimit parashikon që Britania e Madhe t'i paguajë Shqipërisë 4 milionë paund në vit për të rikthyer të burgosurit e saj më të dhunshëm.

Marrëveshja fillestare përfshinte 12 vrasës, 8 përdhunues dhe më shumë se 100 të tjerë të akuzuar për vepra droge dhe armë zjarri. Në këtë artikull të prestigjiozes britanike është përmendur emri i Klodjan Çopjas, mbretit të drogës i cili u kthye në Shqipëri për të vuajtur dënimin marsin e kaluar.

Gjithashtu, një nga të kthyerit në vendin tonë është edhe Erald Mema, i cili u dënua me 25 vite burg në vitin 2018 për rolin që ai kishte në një grup kriminal të cilët merreshin me kontrabandimin e lëndëve narkotike.

Sipas “The Sun”, Mema ka pranuar që të kthehet në Shqipëri për shkak të lirimit me kusht që drejtësia shqiptare mund t’i japë.

 

Skema e 8 milionë paund e Britanisë/ Ja sa të burgosur
Erald Mema

 

Një tjetër që pret të deportohet është vrasësi i dënuar Dorian Pirija, 36 vjeç, i cili u burgos për 19 vjet në 2021 pasi bëri plan për të vrarë një tregtar rival droge në Hartlepool.

Gjithashtu në artikull është përmendur edhe emri i Klodjan Samurrin, 31-vjeçarit i cili përdhunoi një grua. Ai u kap kur shoqet e saj panë shqiptarin që po mbyllte xhinset e tij, ndërsa gruaja i lutej që të largohej.

 

Skema e 8 milionë paund e Britanisë/ Ja sa të burgosur
Klodjan Samurri

 

Ndërkohë, shtojmë se më shumë se 1 mijë shqiptarë, përfshirë emigrantë me varka të vogla, janë kthyer në Shqipëri sipas marrëveshjeve të tjera të përbashkëta që nga viti 2022 të firmosura mes Anglisë dhe vendin tonë.

Sipas medias britanike disa kanë pranuar edhe pagesën e largimin prej 1500 paund për tu kthyer në atdhe dhe duke premtuar që nuk do të kthehen më në Angli.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese