Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

SKANDALOZE/ Vizitohet nga mijëra turistë çdo ditë, liqeni i Komanit mbulohet nga mbeturinat dhe kafshët e ngordhura

Shkruar nga Newsbomb
SKANDALOZE/ Vizitohet nga mijëra turistë çdo ditë, liqeni
Pamje nga Liqeni i Komanit/ © Credit Klod Zhivani

E teksa jemi në pikën e sezonit veror, ku shumë turistë vijnë nga e gjithë bota për të parë bukuritë e natyrës në Shqipëri, duket se këto bukuri nuk mund t’i shohin në Koman.

Dhe pse liqeni i Komanit është një “magnet” për turistët, duket se të huajit kur të shkojnë për të parë bukuritë e natyrës do të përballen me një pamje skandaloze.

Liqeni i Komanit është mbuluar nga mbeturinat, aty mund të shohësh nga kanoçet, te pamperast e fëmijëve e deri te kafshët e ngordhura që qëndrojnë mbi ujë.

Turistët jo vetëm nuk shijojnë dot pamjen e mahnitshme të Liqenit  të rrethuar nga kodrat, e të mbuluar me gjelbërim, por përballen me pamjet tronditëse të papastërtisë.

Kujtojmë që kjo pamje e trishtë e publikuar nga gazetari Klod Zhivani vjen dy javë pas aksionit të pastrimit, që si duket nuk ka funksionuar dhe mbeturinat vijojnë të jenë ende aty.

Ndotja e liqenit te Komanit vit pas viti është kthyer në një fenomen shqetësues dhe duket se Bashkitë apo dhe ministritë përkatëse ende nuk e kanë gjetur një zgjidhje për të mbajtur të pastër Liqenin e Komanit.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese