Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Skandali tek Onkologjik, kreu i KLSH-së: Problematikat në sistemin shëndetësor do t’i dërgojmë në SPAK

Shkruar nga Newsbomb

 

Skandali tek Onkologjik, kreu i KLSH-së: Problematikat në sistemin
Arben Hoxha

Skandali tek spitali Onkologjik në QSUNT padyshim ka troonditur të gjithë opinionin publik, për shkak se prek jetë njerëzish.

Shkeljet në atë shërbim ishin vënë në dukje edhe nga Kontrolli i Lartë i Shtetit, i cili kishte bërë një në 2022. Për pasojë dolën në dritë shumë shkelje, kryesisht edhe për rastin e aparatit te kobaltit që ishte jashtë çdo standardi. 

Mirëpo, pavarësisht këtij raporti, Ministrisë së Shëndetësisë qëndroi në heshtje. Në një prononcim për Top Channel, kreu i Kontrollit të Lartë të Shtetit, Arben Shehu tha se auditimet që po mbyllen në sistemin shëndetësor publik, situata është aspak e mirë jo vetëm tek Onkologjiku.

“Jemi në kushtet kur ne kemi konstatuar një sërë problematikash gjatë auditimeve, sepse dua të theksoj këtu që janë kryer disa auditime dhe do të kryhen disa autitime, pjesë e të cilëve është edhe trajtimit te spitali Onkologjik. Dhe njëkohësisht dua t’iu them me përgjegjësi të plotë se jemi në një lloj trajtimi të thelluar qoftë në audimit për ato procese që janë të papërfunduara, njëkohësisht jemi në një trajtim të thelluar juridik për ato raste të cilat janë të përfunduara. Dua t’iu bëj me dije se trajtimi i problematikave në spitalin Onkologjik, pavarësisht rëndësisë që ka është vetëm një pjesë e segmentit të situatës reale.” – tha kreu i KLSH-së.

Po ashtu Shehu rekomandon që kjo dosje të hetohet nga SPAK dhe jo nga Prokuroria e Tiranës.

Problematika për fat të keq është më e madhe dhe ne kemi qenë të detyruar dhe jemi të detyruar që të ndërthurim përgjegjësitë jo vetëm të një institucioni, për të nxjerrë në pah një tablo të plotë të të gjithë situatës në këtë drejtim. Dua t’iu theksoj se është shumë e rëndësishme që pavarësisht vlerësimit për punën e bërë nga ana e Prokurorisë jemi të mendimit dhe kemi diskutuar në mënyrë të padiskutueshme se kjo është një kompetencë e Prokurorisë Speciale për shkak të përcaktimeve që ka në ligj dhe për shkak të rëndësisë që ka problematike që ne do ta bëjmë publike në vijim,” tha Shehu.

Njëra prej kallëzimeve të Kontrollit të Lartë të Shetit rezulton se i është dërguar SPAK-ut.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese