Hapësire reklamuese

Aktualitet

Skandali te Onkologjiku, farmacisti nën akuzë mohon lidhjet me mjekët: Nuk e njoh Edmond Gashin

Shkruar nga Newsbomb
Skandali te Onkologjiku, farmacisti nën akuzë mohon lidhjet me
Farmacisti Florian Marku

Krahas mjekëve nën akuzë, në Gjykatën e Tiranës u paraqit sot edhe farmacisti Florian Marku që u njoh me masën “arrest shtëpie” për skandalin që ka përfshirë spitalin Onkologjik.

Ai u pyet nga gazetarët nëse kishte lidhje me çështjen, por preferoi të qëndronte hermetik duke thënë shkurt se nuk e njihte mjekun Edmond Gashi. Marku thekson se nuk njeh asnjë nga personat për të cilët deklaron se nuk ka asnjë lloj lidhje.

Florian Marku: Nuk kam asnjë lloj komenti.

Gazetari: A keni pasur bashkëpunim me Edmond Gashin dhe cila ka qenë lidhja?

Florian Marku: S’kam asnjë lloj lidhje, nuk njoh asnjë nga personat.

Gazetari: Ku i merrnit ilaçet? Sipas prokurorisë ju kishit rol.

Florian Marku: Burimet mund të jenë nga më të ndryshmet. Roli i farmacistit është humanist, që të ndihmojë çdo pacient në kryerjen e detyrës së vet.

Gazetari: A keni bashkëpunuar me Gashin?

Florian Marku: Nuk e njoh si doktor.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese