Hapësire reklamuese

Aktualitet

Skandali me Shkollën e Magjistraturës, SPAK: Kallëzimi është bërë kundër drejtorit Arben Rakipi!

Shkruar nga Newsbomb
Skandali me Shkollën e Magjistraturës, SPAK: Kallëzimi
FotoMontazh: SPAK - Arben Rakipi

Prokuroria e Posaçme ka konfirmuar se kallëzimi penal i depozituar në këtë institucion, pas skandalit me provimet për pranim në Shkollën e Magjistraturës, është bërë kundër drejtorit Arben Rakipi.

Pyetur nga Top Channel, SPAK ka konfirmuar padinë e depozituar në institucionin më të lartë të akuzës nga Shoqata e Avokatëve Antikorrupsion, por sqaron se pas verifikimeve dosja i është dërguar për kompetencë Prokurorisë së Tiranës.

“Pas verifikimeve të kryera në Prokurorinë e Posaçme është depozituar kallëzimi penal i Shoqatës së Avokatëve Antikorrupsion kundër shtetasit Arben Rakipi, me detyrë Drejtor i Shkollës së Magjistraturës.

Pas kryerjes së verifikimeve në lidhje me këtë kallëzim penal është vendosur të dërgohet për kompetencë në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, më datë 02.05.2024”, njofton Zyra e Marrëdhënieve me Publikun pranë SPAK.

Javë më parë, studentët që garuan për të qenë pjesë e shkollës ku përgatiten dhe dalin prokurorët dhe gjyqtarët e ardhshëm të Republikës, denoncuan problemet me sistemin "scantron" dhe fryrjen e listës me emra që në raundin e parë nuk ishin shpallur fitues.

Vetë drejtori i Shkollës së Magjistraturës, Arben Rakipi tha se do u drejtohej institucioneve përgjegjëse për "problemin teknik", me pretendimin se nuk bëhej fjalë për ndikim njerëzor në proces.

Tashmë, do të jetë Prokuroria e Tiranës që do të kryejë hetimet e nevojshme për këtë rast, nëse kemi të bëjmë vërtet me një defekt teknik apo "scantron" ka pasur ndërhyrje nga persona të caktuar për të shtuar emra në listën e studentëve që do të ndjekin sezonin e ri në Shkollën e Magjistraturës.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese