Hapësire reklamuese

Aktualitet

Skandali me portalin që sulmonte Policinë/ Regina Omeri është gruaja e kreut të SHISH në Kavajë, vëllai i shef Selimit është drejtor i Antidrogës në Tiranë

Shkruar nga Newsbomb
Skandali me portalin që sulmonte Policinë/ Regina Omeri
Familjaret e te policeve te perfshire ne skandal

Lajme të rreme kundër drejtuesve të lartë të Policisë së Shtetit dhe gjobëvënie, ky është lajmi i ditës sot në vend. Për më tepër, të financuara nga vetë kolegu i tyre Kushtrim Selimi, 39 vjeç, me detyrë shef sektori në Drejtorinë e Përgjithshme të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore.

Në bashkëpunim me shtetasen Regina Omeri (Zeqiri), 34 vjeçe, punonjëse në Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore në Drejtorinë Rajonale Durrës dhe gazetarin Ervis Hasanaga, ai kishte hapur portalin "Shqipnews.info" dhe sulmonte drejtorët e Policisë së Shtetit.

Siç thuhet dhe në dosje, gazetari Ervis Hasanaga paguhej 600 euro në muaj nga shefi Kushtrim Selimi, i cili i dërgonte lajme me informacione të rreme për drejtorët e tij përmes koleges Regina Omeri, raporton newsbomb.al.

Skandali me portalin që sulmonte Policinë/ Regina Omeri
Kushtrim Selimi, Regina Omeri dhe Ervis Hasanaga

Mund të përmenden këtu titujt: “Si u shitën gradat e Policisë nga Muhamet Rrumbullaku dhe Florjan Sulejmani”, “Ç’pritet të dalë nga përgjimet e Prokurorisë”, “Ortakët e Krimit dhe tradhtarët e Amerikanëve - Si kupola e Policisë së Shtetit dekonspiron operacionet e SPAK”, “Drejtori i Policisë Kriminale Neritan Nallbati kapet në përgjime nga DEA”.

Megjithatë, detajet e reja tregojnë për një skandal të përmasave të mëdha, pasi familjarët e personave të përfshirë, konkretisht efektives Regina Omeri dhe shefit Kushtrim Selimi, janë zyrtarë të katapultuar shumë lartë në hierarkinë e Shërbimit Informativ të Shtetit.

Skandali me portalin që sulmonte Policinë/ Regina Omeri
Çifti i bashkeshorteve Fisnik dhe Regina Omeri

Shtetësja Regina Omeri (Zeqiri) rezulton se është bashkëshortja e shtetasit Fisnik Omeri, kreu i Degës së Shërbimit Informativ të Shtetit në Kavajë, raporton newsbomb.al.

"Ai (Ervis Hasanaga) sqaron gjithashtu se me Reginën është njohur që prej vitit 2013 si dhe njeh dhe bashkëshortin e saj i cili quhet Fisnik Omeri që mesa di ai punon në Shërbimin Informativ dhe mbulon qytetin e Kavajës", thuhet në dosjen hetimore për rastin. 

Skandali me portalin që sulmonte Policinë/ Regina Omeri
Vellezerit Kushtrim dhe Kreshnik Selimi

Por nuk përfundon me kaq! Shefi Kushtrim Selimi që financonte portalin për të shkruar lajme të rreme për drejtues të lartë të Policisë së Shtetit, të cilët rezulton se ishin dhe shefat e tij, është vëllai i një drejtuesi të lartë në degën e Shërbimit Informativ të Shtetit në Tiranë.  

39 vjeçari me detyrë shef sektori në Drejtorinë e Përgjithshme të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore që është shpallur në kërkim, ka vëlla kreun e Departamentit kundër Narkotikëve në SHISH Tiranë, shtetasin Kreshnik Selimi.

© Newsbomb.al

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese