Hapësire reklamuese

Aktualitet

Skandali me mbetjet spitalore, arrestohet biznesmeni nga Kruja, e “pësojnë” edhe zyrtarët

Shkruar nga Newsbomb
Skandali me mbetjet spitalore, arrestohet biznesmeni nga Kruja, e
Foto ilustruese

Policia ka ekzekutuar masën e arrestit me burg për biznesmenin nga Kruja, Ervis Mirin. 30-vjeçari akuzohet se përmes dokumentave të falsifikuara ka marrë pjesë në mbi 200 tendera për trajtimin e mbetjeve spitalore.

Gjithashtu, policia bën me dije se në kuadër të këtij operacioni janë ekzekutuar masat edhe për Elidiana Shehu, Laert Shehun, Jorida Shabakun, Edmond Palushin, Arben Markun, Norbert Dacajn, Alba Kurtin, Besarta Lekan, Ilir Bardhin dhe Kejdi Ahmetajn.

Këta shtetas dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, nëpërmjet subjekteve që administronin, kanë patur një tender për trajtimin e mbetjeve të rrezikshme spitalore për spitalin e Beratit. Njëri nga subjektet ka fituar tenderin për trajtimin e mbetjeve dhe në dokumentacionin pjesëmarrës në tendera është përdorur një shoqëri tjetër, e cila nuk ka patur teknologjinë e duhur, ndaj mbetjet e një spitali nuk janë asgjësuar sipas procedurës ligjore, për pasojë kanë krijuar problematika në shëndetin e njerëzve dhe në mjedis.

U ekzekutuan masat e sigurisë:

1. “Arrest në burg”, për shtetasin Elvis Miri, 30 vjeç, banues në Krujë (administrator i një subjekti), për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve”, “Menaxhimi i mbetjeve” dhe “Aktivitetet e rrezikshme”;

2. “Detyrimi për t’u paraqitur në Policinë Gjyqësore” dhe “Ndalimi i përkohshëm i ushtrimit të veprimtarisë financiare”, për shtetasen Elidiana Shehu, 45 vjeçe, banuese në Tiranë (dministratore e një subjekti), si dhe për shtetasin Laert Shehu, 39 vjeç (administrator i një subjekti), për veprën penale “Falsifikimi i dokumentave”;

3. “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” dhe “Ndalimi i daljes jashtë shtetit”, për shtetasit Jorida Shabaku, 35 vjeçe, Edmond Palushi, 59 vjeç, Arben Marku, 53 vjeç, Norbert Dacaj, 42 vjeç, Alba Kurti, 39 vjeçe, Besarta Leka, 30 vjeçe, Ilir Bardhi, 48 vjeç dhe Kejdi Ahmetaj, 33 vjeç, të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Kujtojmë se ditën e djeshme Prokuroria kërkoi  arrestimin e Ervis Mirit pasi akuzohet për falsifikim të dokumentave. Sipas asaj që u raportua edhe ditën e djeshme ky shtetas ka marrë pjesë në mbi 200 procedura tenderi për asgjësimin e mbetjeve spitalore, duke dorëzuar dokumentacione të rreme.

Miri pretendon se kishte kapacitete për grumbullimin dhe trajtimin e mbetjeve spitalore duke i kthyer ato nga të dëmshme në të padëshme. Mirëpo, nga hetimet ka rezultuar se këtij shtetasi i mungonin pajisjet për ta realizuar një gjë të tillë.

Deri në këtë fazë të hetimeve, rezulton se Ervis Miri në bashkëpunim me Elidiana Shehun kanë përpiluar akte të rreme prej vitit 2015 e në vijim, duke pasqyruar në kërkesat e tyre drejtuar AKM-së, nëpërmjet QKB-së, si dhe raporteve të vetmonitorimit peridike, në funksion të Lejes së Tipit B, një pajisje të tipit Econos Tsc 150, e cila në fakt është instaluar pas muajit Janar të vitit 2024.

Personi juridik, është inspektuar nga punononjësit shtetëror Ilir Bardhi dhe Kejdi Ahmetajpor është mbuluar nga këta të fundit për mungesën e paisjes Econos Tsc 150. Po kështu, edhe inspektorët shtetërorë Jorida Shabaku, Edmond Palushi, Arben Markun, Norbert Dacajn, Alba Kurtin dhe Besarta Lekën kanë kanë mbuluar veprimtarinë reale të personit juridik, duke mos raportuar pika shkarkimi në ajër dhe tokë të pajisjes Mangazini, të identifikuar nga Ing G.T, në historik, si dhe duke mos raportuar se në vend të ushtrimit të aktivitetit, gjendet i instaluar vetëm një incerenator.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese