Hapësire reklamuese

Aktualitet

Skandali me "fryrjen" e listës ne Shkollën e Magjistraturës, drejtori Arben Rakipi kërkon hetim administrativ

Shkruar nga Newsbomb
Skandali me "fryrjen" e listës ne Shkollën e
Drejtori i Shkollës së Magjistraturës, Arben Rakipi

Drejtori i Shkollës së Magjistraturës, Arben Rakipi ka kërkuar nisjen e një hetimi administrativ pas skandalit me listat e studentëve fitues në këtë institucion, ku pas korrigjimeve u shtua numri i fituesve të raundit final.

Sipas gazetares, Anila Hoxha drejtori i brendshëm i këtij institucioni shprehet se hetimi duhet të fokusohet mbi shkeljet e mundshme disiplinore të kreyra nga stafi i brendshëm administrativ gjatë vlerësimit të provimit.

Në njoftimin e publikuar thuhet se Komisioni Disiplinor për shqyrtimin e këtyre shkeljeve do të mblidhet paraditen e 10 qershorit në ambientet e Shkollës së Magjistraturës.

Shkolla e Magjstraturës u përfshi në një skandal pas provimit për kualifikimin e studentëve që do të bëhen prokurorë dhe gjyqtarë në sistemin e drejtësisë. Pas vlerësimit të tezave në prezencë të studentëve pjesëmarrës, u deklarua se 79 prej tyre ishin fitues, ndërkohë që një ditë më pas, në listën zyrtare të publikuar nga Shkolla numri fituesve ishte rritur me 41 studentë më shumë, duke u bërë gjithsej 121 fitues.

E ndërsa ditët, kalonin lista e fituesve vazhdonte që të fryhej, duke i’u shtuar emra të tjerë të kualifikuar. Për këtë, ishin të shumtë ato që reaguan dhe dënuan veprën kriminale që po zhvillohej në sytë e të gjithëve brenda institucionit që përgatit kandidatët e ardhshëm të sistemit të drejtësisë shqiptare.

Shkolla e Magjistraturës, në zbatim të ligjit nr. 115/2016, “Për organet e qeverisjes së drejtësisë”, të ligjit nr.152/2013 “Për nëpunësin  civil” (i ndryshuar), të Rregullores së Brendshme të Shkollës së Magjistraturës; si dhe të akteve të tjera nënligjore, ka nisur me Urdhër të Brendshëm të Drejtorit të Shkollës, nr 87, datë 08.05.2024, një hetim administrativ mbi shkeljet e mundshme disiplinore të kryera nga stafi i brendshëm administrativ në lidhje me pasojat e ardhura gjatë zhvillimit dhe vlerësimit elektronik (scan tron), të fazës së parë të provimit të pranimit për vitin akademik 2024-2025.

Pas dorëzimit të raportit të hetimit të realizuar nga njëri prej pedagogëve të brendshëm (neni 256/2, ligji 115/2016), Komisioni Disiplinor i ngritur për shqyrtimin e këtyre shkeljeve do të mblidhet në datë 10.06.2024 , ora 10.00 në ambientet e Shkollës së Magjistraturës”.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese