Hapësire reklamuese

Aktualitet

Skandali i mikrokredive, Ervin Karamuço zbulon shifrën e frikshme: Janë prekur 35% e shqiptarëve

Shkruar nga Newsbomb
Skandali i mikrokredive, Ervin Karamuço zbulon shifrën e frikshme:
Foto ilustruese

Në studion e “Top Story” është folur në lidhje me ngjarjen e rëndë, ku pak ditë më parë Pal Trashaj i dha fund jetës duke kosnumuar fostoksinë para dyerve të SPAK, për shkak të mashtrimit me mikrokredinë.

Profesori i kriminalistikës, Ervin Karamuço duke folur për këtë çështje është shprehur se 35% e shqiptarëve janë prekur nga kjo skemë mashtrimi që zhvat qytetarët.

“Në bazë të censit të ri 35% e shqiptarëve janë prekur nga këto skema. Janë familje. Janë mbi 150 mijë familje. Ky është një grup i strukturuar kriminal në bindjen time si jurist. Nuk janë vetëm këta është përmbarimi dhe Banka e Shqipërisë.

Atë në SPAK ka prokurorë që kanë familjarë i kanë aty në bankë dhe duhet të tregojnë se ne nuk intimidohemi fare se kemi familjarët tanë. Se duhet ti kishin hetuar këto mikrokreditë. Duhet ti shkojnë deri në fund. Nuk është rasti i parë ky, ka pasur e tjerë që kanë tentuar të vrasin veten”, tha Karamuço ndër të tjera.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese