Hapësire reklamuese


Aktualitet

SKANDALI i dhunës në Bulqizë, dalin pamjet kur Xhelal Mziu së bashku me nipin e tij dhunuan brutalisht zyrtarin Kalosh Murra (VIDEO)

Shkruar nga Newsbomb
SKANDALI i dhunës në Bulqizë, dalin pamjet kur Xhelal Mziu
Xhelal Mziu, Kalosh Murra

Një video është publikuar për sherrin që ndodhi ditën e djeshme nga deputeti i Partisë Demokratike, Xhelal Mziu dhe nipi i tij, ku kanë goditur me grushta zyrtarin Kalosh Murra në ambientet e jashtme të njësisë administrative Ostren, në Bulqizë.

Kamerat e sigurisë tregojnë momentin se si ka nisur sherri në ambientet e jashtme në praninë e shumë personave, ku i dhunuari ka qenë duke folur në telefon dhe në ato momente i janë afruar dhe e kanë goditur me grushta në fytyrë.

Ngjarja është regjistruar ditën e djeshme pas një takimi elektoral të Partisë Demokratike në fshatin Ostren të Bulqizës.

Në skandal është përfshirë kandidati për deputet i PD në zonën e Dibrës, Xhelal Mziu, i cili pas një takimi elektoral në Ostren, ka dhunuar fizikisht së bashku me nipin e tij me iniciale E. M., punonjësin e njësisë administrative Ostren, 33-vjeçarin Kalosh Murra.

E gjitha ka ndodhur në mesditë rreth orës 13:00 pasi ka përfunduar takimi elektoral i organizuar nga Partia Demokratike në Ostren. Burime për media kanë bërë me dije, se pas përfundimit të organizimit politik, Xhelal Mziu i shoqëruar nga nipi i tij, E. M. 36-vjeç si dhe me disa persona të tjerë, është drejtuar për tek ambientet e njësisë administrative Ostren.

Aty Mziu e njerëzit e tij janë përballur me prezencën e punonjësit të kësaj njësie administrative, Kalosh Murra, i cili mban detyrën e përgjegjësit të ndihmës ekonomike në zonë.

Në këtë moment Xhelal Mziu i është drejtuar Kalosh Murrës me fjalët: “Po ti çfarë do këtu?”, duke nisur kështu një debat që ka degraduar dhe në dhunë fizike.

Sipas asaj që raportohet ka qenë deputeti Xhelal Mziu që e ka goditur fillimisht Murrën me grushe dhe më pas ka ndërhyrë dhe nipi i deputetit duke ushtruar po ashtu dhunë.

Sakaq, Kalosh Murra ka bërë kallëzim në polici lidhur me ngjarjen, duke nisur një hetim ndaj Xhelal Mziut dhe nipit të tij, të akuzuar për veprën penale “Kanosja apo dhunimi ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje”.

Çëshja i ka kaluar për hetim Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) për të sqaruar rrethanat e plota të konfliktimit mes dy zyrtarëve shtetërorë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese