Hapësire reklamuese

Aktualitet

Skandal seksual në kompleksin e kombëtares shqiptare në Dortmund, Prokuroria nis hetimin për çështjen e rëndë

Shkruar nga Newsbomb
Skandal seksual në kompleksin e kombëtares shqiptare në Dortmund,
Foto ilustruese

Një skandal seksual ka ndodhur në qendrën sportive ku u akomodua Kombëtarja shqiptare gjatë aventurës në Euro 2024. Mediat gjermane raportojnë se prokuroria publike e Dortmundit po heton një mbikëqyrës të ekipit tonë Kombëtar.

Hetimi ka nisur pas dyshimeve për një ngacmim seksual në kompleksin në Kamen-Kaiserau. Para ndeshjes së fundit të kuqezinjve ndaj Spanjës, supervizori raportohet të ketë kapur nga krahu një punojëse hoteli dhe më pas ka ushtruar dhunë seksuale kundrejt vullnetit të saj.

Prokuroria ende s’ka dhënë informacion mbi shëndetin e punojëses teksa aktualisht po hetohet se në deri ç’masë ka vepruar i akuzuari ndaj vullnetit të saj. Nuk është dhënë ende një urdhër arresti, por i akuzuari i cili nuk është as lojtar, as trajner e as zyrtar është rikthyer në Shqipëri.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese