
Butrinti, ky thesar i lashtësisë që ruan historinë e qytetërimeve të mëdha po përdhoset nga “babëzia” e njerëzve. Një tjetër skandal raportohet nga kjo pasuri e cila pak nga pak po tjetërsohet.
Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore ka ngritur alarmin se si automjeti i një prej bizneseve që me vendimin e ministres Mirela Kumbaro operon në atë zonë, është parkuar mbi monumentet e kulturës.
Përmes këtij postimi Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore i është drejtuar ministrit të Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhes, duke i treguar kështu edhe realitetin e hidhur që ndodh pas propagandës së rrjeteve sociale.
“Kafeneja e Kumbaros, sic njihet sot nga punonjesit e Butrintit jo vetem ka privilegjin te shese uje dhe pije me cmime stratosferike, por ka privilegjin qe cdo dite te parkoje makinen e saj mbi rrenojat antike ne Akropol”, thuhet ndër të tjera në reagimin e Forumit për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kultutore.

Gjithashtu, në këtë postim është evidentuar dhe fakti se si personalitete të njohura kanë respektuar atë vend, duke lënë makinat e tyre në hyrje e duke përshkruar në këmbë Parkun e Butrintit.
“Nderkohe qe njerez fisnike si Presidenti Mejdani i zbriti makines ne hyrje dhe u fut me kembe ne Butrint, apo kryetare shtetesh dhe personalitete te ndryshme e kane respektuar shenjterine e kesaj kryevepre te trashegimise sone, Kumbaro dhe kafeneja e saj perdhos perdite Akropolin e Butrintit”, shkruhet në postim.
Postimi i plotë:
I nderuar zoti minister i Kultures Blendi Gonxhja
Kjo eshte pamja nga Akropoli i Butrintit sot ne daten 29.06.2024. Makina e kompanise se sallameve, te ciles kolegia juaj Kumbaro i dha me koncesion nje godine historike per ta shnderruar ne kafe, eshte parkuar mbi monumentet e kultures.
Mund ta shikoni i nderuar z. Minister se si kjo makine e kompanise se sallameve qendron e parkuar mbi nje kishe mesjetare e gerrmuar nga profesoresha e Sorbones, Etleva Nallbani. Makina qe furnizon kafene e Kumbaros e ben perdite kete ritual ne syte e te gjitheve vizitoreve dhe administrates shteterore.
Ne fakt parkimi i perditshem i kesaj makine mbi rrenojat antike eshte simbolika e perdhunimit, percudnimit dhe talljes publike qe Ministria e Juaj, AADF, BMF dhe te tjere te ngjashem i beni pasurive te trashegimise kulturore shqiptare.
Qe ne krye te heres kur Ministria e Kultures Kumbaro vendosi t'i jepti miqve te saj godinen historike te rojtarit te Butrintit per ta shnderruar ne kafene, ishte e qarte se si Kumbaro dhe sorrollopi i saj nuk kishte asnje dhembshuri apo krenari per te ruajtur kete trashegimi.
Kafeneja e Kumbaros, sic njihet sot nga punonjesit e Butrintit jo vetem ka privilegjin te shese uje dhe pije me cmime stratosferike, por ka privilegjin qe cdo dite te parkoje makinen e saj mbi rrenojat antike ne Akropol.
Nderkohe qe njerez fisnike si Presidenti Mejdani i zbriti makines ne hyrje dhe u fut me kembe ne Butrint, apo kryetare shtetesh dhe personalitete te ndryshme e kane respektuar shenjterine e kesaj kryevepre te trashegimise sone, Kumbaro dhe kafeneja e saj perdhos perdite Akropolin e Butrintit.