Hapësire reklamuese


Aktualitet

SKANDAL në Durrës! Anija braktiset në det, i përfundon hotelit në holl! Në bord nuk ndodhej asnjë anëtar i ekuipazhit

Shkruar nga Newsbomb
SKANDAL në Durrës! Anija braktiset në det, i përfundon
Aniija në bregdetin e Durrësit

Një ngjarje e paprecedente po aq dhe skandaloze është regjistruar pasditen e kësaj të enjte në bregdetin e Durrësit.

Burime për Neësbomb.al bëjnë me dije se si pasojë e motit të keq me erëra të forta dhe reshje të dendura shiu, nje anije ka përfunduar në breg të detit, duke prekur tokën e si rrjedhojë duke rrezikuar kështu dhe hotelin “Palace” që ndodhet në vijën e parë.

SKANDAL në Durrës! Anija braktiset në det, i përfundon

Por, ajo çfarë e bën skandaloze këtë ngjarje është fakti se në bordin e anijes nuk ka pasur asnjë pjesëtar të ekuipazhit, ndërkohë që në kuvertë duhet të jetë timonieri si dhe punëtorët.

Gjithashtu, burime për Newsbomb kanë konfirmuar se në momentin kur kjo ngjarje ka ndodhur në këtë pjesë të bregdetit shqiptar mungonte dhe roja bregdetare.

SKANDAL në Durrës! Anija braktiset në det, i përfundon

Lidhur me këtë ngjarje të paprecedentë ende nuk ka një reagim nga autoritetet, ndërkohë që ngrihen një sërë pyetjesh se si mund të jetë braktisur kjo anijë në det dhe dëmet qe mund të ketë shkaktuar nëse mund të jetë çarë si pasojë e përplasjes?!

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese