Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Skandal me Fondin Besa/ Noterja dhe punonjësit merrnin nga 70 milionë lekë kredi me kartat e qytetarëve dhe i mbanin vetë

Shkruar nga Newsbomb
Skandal me Fondin Besa/ Noterja dhe punonjësit merrnin nga 70 milionë
Fondi Besa

Policia e Shtetit ka goditur një rast ku një shtetas në bashkëpunim me noteren dhe punonjësit e Fondit “Besa” kanë mashtruar qytetarë të ndryshëm, konkrretisht 11 shtetas ku i kërkonin fotografi të kartave të identitetit, të cilat i përdorin për të marrë kredi në vlera nga 50 deri në 70 milionë lekë.

Mashtrimi bëhej me premtimin e Ledio Vrapit i cili i bindte qytetarët duke iu thënë se i nevojitej të dhënat e tyre për të çelur llogari bankare, në mënyrë që ai të mos tërhiqte vëmendjen e autoriteteve shtetërore, në këmbim do i jepte nga 500 mijë lekë të vjetra si shpërblim.

Por ajo që këta shtetas nuk dinin është se Ledio Vrapi i përdorte kartat e identiteti për të marrë kredi me shuma nga 5-7 milionë, të cilat janë transferuar në numrat e llogarive të shtetasve dhe pas tërheqjes janë përvetësuar nga 34-vjeçari.

Por 34-vjeçari, Ledio Vrapi nuk ishte i vetëm në këtë skemë mashtrimi. Ai bashkëpunonte me 4 punonjësit e Fondit ’Besa’.

Ka qenë noterja Majlinda Demollari e cila kryente noterizimin e kontratave me palë shtetas që nuk kanë qenë të pranishëm dhe që nuk i kanë nënshkruar këto kontrata dhe për të cilët janë paraqitur të dhëna të rreme lidhur me adresat e banimit dhe të dhënave të tjera.

Më pas Lindita Ndroqi, Eros Aliu dhe Lindita Peçi, oficerë të Fondit “Besa” kanë mbajtur relacionet dhe vendimet e miratimit të kredive, të bazuara në të dhëna të rreme, të cilat nuk i përkasin palëve në cilësinë e debitorëve.

Në përfundim policia e shtetit ka shpallur nëkërkim Ledio Vrapin, i cili rezulton me banim në Gjermani, për të cilin është vendosur masa “Arrest në burg” në mungesë për veprën penale “Mashtrim kryer në bashkëpunim”.

Është vendosur masa "Arrest në shtëpi" për noteren dhe tre oficerët e kredisë të Fondit Besa:

- "Arrest në shtëpi", për shtetasen Majlinda Demollari 55 vjeçe, banuese në Tiranë, për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve”, “Pezullimit të ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”, dhe “Falsifikimi i dokumenteve”.

- "Arrest në shtëpi", për Lindita Ndroqi 55 vjeçe, banuese në Tiranë, për veprën penale "Mashtrimi”, në bashkëpunim”

- "Arrest në shtëpi", për Lindita Peçi 39 vjeçe, e dyshuar për veprën penale "Mashtrimi”, në bashkëpunim”

- "Arrest në shtëpi" për Eros Aliu 33 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale "Mashtrimi”, në bashkëpunim”

Njoftimi i plotë i Policisë së Shtetit:

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar, në drejtimin e Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, finalizuan operacionin "Deceiver", në kuadër të cilit u ekzekutuan masat e sigurisë:

- "Arrest në shtëpi", për shtetasen M. D., 55 vjeçe, banuese në Tiranë, e dyshuar për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve”, parashikuar nga neni 186/3 i Kodit Penal dhe masa e “Pezullimit të ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”, parashikuar nga neni 242 i Kodit të Procedurës Penale, për veprën penale të “Falsifikimi i dokumenteve”, parashikuar nga neni 186/3 i Kodit Penal;

- "Arrest në shtëpi", për shtetasen L. N., 55 vjeçe, banuese në Tiranë, e dyshuar për veprën penale "Mashtrimi”, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 143/3 dhe 25 i Kodit Penal;

- "Arrest në shtëpi", për shtetasen L. P., 39 vjeçe, e dyshuar për veprën penale “Mashtrimi”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 143/3 dhe 25 i Kodit Penal;

- "Arrest në shtëpi" për shtetasin E. A., 33 vjeç, banues në Tiranë, i dyshuar për veprën penale “Mashtrimi”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 143/3 dhe 25 i Kodit Penal.

Është shpallur në kërkim shtetasi L. V., 34 vjeç, banues në Gjermani, për të cilin është caktuar masa e sigurimit personal “Arrest në burg”, i dyshuar për veprën penale “Mashtrimi”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 143/3 dhe 25 i Kodit Penal.

Shtetasi L. V., dyshohet se ka mashtruar shtetas të ndryshëm duke ju thënë se i nevojiteshin të dhënat e tyre për të çelur llogari bankare dhe për të tërhequr shuma parash nga banka, në mënyrë që ai të mos tërhiqte vëmendjen e autoriteteve shtetërore. Pas çeljes së llogarive dhe tërheqjes së parave, ai i ka dhënë secilit shtetas nga 50 000 lekë si shpërblim.

Nga hetimet ka rezultuar se shtetasi L. V. me anë të fotove të kartave të identitetit të këtyre shtetasve ka marrë kredi pranë disa institucioneve financiare, shuma parash që variojnë nga 5-7 milionë lekë të vjetra, të cilat janë transferuar në numrat e llogarive të shtetasve dhe pas tërheqjes janë përvetësuar nga shtetasi L. V.

Në këtë veprimtari të paligjshme është përfshirë edhe noterja M. D., e cila dyshohet se ka kryer noterizimin e kontratave me palë shtetas që nuk kanë qenë të pranishëm dhe që nuk i kanë nënshkruar këto kontrata dhe për të cilët janë paraqitur të dhëna të rreme lidhur me adresat e banimit dhe të dhënave të tjera.

Në përfundim të këtyre veprimeve, nga ana e punonjësve të institucionit financiar, konkretisht shtetasit L. N., (përgjegjëse zyre) L. P., dhe E. A., (oficerë kredie), janë mbajtur relacionet dhe vendimet e miratimit të kredive, të bazuara në të dhëna të rreme, të cilat nuk i përkasin palëve në cilësinë e debitorëve.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese