Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

“S’ka gjë më ordinere! Je çmendur”, debatet me ofendime në mbledhjen e KLP-së, "shpërthen" Klodiana Lala: Sharlatanizëm në zyrat e shtetit! Turpi ju mbuloftë

Shkruar nga Newsbomb
“S’ka gjë më ordinere! Je çmendur”, debatet
Mirela Bogadani, Klodiana Lala djhe Sokol Stojani

Gazetarja Klodiana Lala ka reaguar pasi anëtarët e KLP-së në mbledhjen e datës 30 prill, janë përfshirë në debate të forta, ku nuk kanë munguar as ofendimet mes tyre.

Protagonistë të këtij debati, kryetarja e KLP-së, Mirela Bogdani, dhe anëtari Sokol Stojani, i cili iu drejtua drejtueses së këtij institucioni me fjalët: “S’ka gjë më ordinere se kjo! Je çmendur”.

Gazetarja shkruan në një postim në Facebook, se një fjalor i tillë është sharlatanizëm dhe turp për këta anëtarë.

Po ashtu lala thekson në postimin e saj, se anëtarët e KLP-së të dalin në rrugë dhe të debatojnë dhe mos ta bëjnë diçka të tillë në zyrat e shtetit.

Postimi i plotë:

KLP e turpit!

Sharlatanizem!

AnetarI (Sokol Stojani) qe i drejtohet kryetares se institucionit me fjalet: Je e cmendur!

Dilni ne rruge dhe perleshuni, jo ne zyrat e shtetit, ku paguheni me taksat tona.

Turpi ju mbulofte.

ps.niveli i Bogdanit le per te deshiruar

“S’ka gjë më ordinere! Je çmendur”, debatet
Postimi i Lalës

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese