Hapësire reklamuese

Aktualitet

S’iu përgjigjej fëmijëve në telefon! Gjendet i vdekur pas disa ditësh 66-vjeçari rus

Shkruar nga Newsbomb
S’iu përgjigjej fëmijëve në telefon! Gjendet i vdekur
Foto ilustruese

Është gjetur i vdekur brenda banesës së tij një 66-vjeçar rus në Golem të Kavajës. Mësohet se burri jetonte vetëm në katin e tretë të një pallati dhe prej disa ditësh nuk po ju përgjigjej në telefon fëmijëve, të cilët kanë njoftuar policinë.

Kanë qenë shërbimet e policisë ata që kanë hapur me forcë derën e banesës dhe e kanë gjetur të shtrirë dhe pa shenja jete 66-vjeçarin.

"Rreth orës 22:00, Policia e Kavajës është njoftuar se shtetasi rus V. U., rreth 66 vjeç, i cili jetonte në katin e tretë të një pallati në Golem të Kavajës, nuk përgjigjej prej disa ditësh në telefon.

Menjëherë shërbimet e Policisë kanë shkuar në adresën e dhënë dhe kanë konstatuar se dera e jashtme e banesës ishte e mbyllur. Shërbimet e Policisë kanë hapur me forcë derën e banesës, ku kanë gjetur pa shenja jete shtetasin V. U," njofton policia. 

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor i cili nën drejtimin e Prokurorit po kryen veprimet për sqarimin e rrethanave dhe dokumentin ligjor të shkakut të humbjes së jetës të 66-vjeçarit.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese