Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Situta problematike pas zgjedhjeve, Karamuço: Ka pasur raste flagrante! Jashtë një qendre numërimi, një person i armatosur dhe një portofol me lekë

Shkruar nga Newsbomb
Situta problematike pas zgjedhjeve, Karamuço: Ka pasur raste flagrante!
Ervin Karamuço

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, ka folur për situatën pas zgjedhjeve të 11 majit, teksa ka renditur edhe raste flagrante dhe përplasje mes partive politike. 

I ftuar në “Real Story” në ABC Neës, Karamuço ka zbuluar një rast flagrant të ndodhur në një qendër numërimi në Tiranë, ku një person i armatosur në një prej qendrave të numërimit.

Një tjetër rast, po në Tiranë, ka të bëjë me një një shumë parash prej 20 mijë eurosh që mbaheshin në një portofol që ishte lënë në një sedilje me disa fleta. 

“Kjo është fazë e rëndësishme zgjedhore. Ka pasur raste flagrante, por ka qenë të pakta. Policia ka pasur analizë risku. Ka pasur përplasje, ishin të pritshme, madje po ndodhin brenda partive politike. Në dy raste, është parë një person i armatosur në një prej qendrave të numërimit, në një rast tjetër është parë një portofol gati 20 mijë euro që mbahej aty, sot paradite është filmuar në Tiranë. E kishin lënë në sedilje, me disa fleta. Duhet verifikuar. Ka një presion për intimidimin e numëruesve”, theksoi Karamuço.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese