Hapësire reklamuese

Aktualitet

Situatë problematike nga moti i keq në Elbasan, dëbora arrin trashësinë deri në 1 metër

Shkruar nga Newsbomb

Situatë problematike nga moti i keq në Elbasan, dëbora arrin

Reshjet e dendura të dëborës kanë shkaktuar probleme në tre njësi administrative të qarkut të Elbasanit, Labinot Mal, Funar dhe Graçen.

Trashësia e dëborës në këto zona ka arritur nga 10 deri në 20 cm, ndërsa në disa segmente të aksit rrugor Griqan – Qendër, për shkak të erës trashësia e dëborës ka arritur deri në 1 metër. Të gjitha akset rrugore të tre njësive aktualisht janë bllokuara për shkak të shtresave të dëborës dhe prezencës së akullit.

Mbrëmjen e djeshme me mjetet e Bashkisë Elbasan dhe ekipeve të Shërbimeve Publike, ku kanë bërë të mundur hapja e rrugës nga Griqani i Sipërm deri në fshatin Gur i Zi, ku ndodhëshin të bllokuar rreth 7 mjete dhe 20 persona.

Puna për hapjen e akseve kryesore dhe hedhjen e kripës vazhdon edhe sot.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese